Policia malazeze ka bllokuar 84 kg kanabis në Tuz. Lënda narkotike dyshohet se është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.
Sipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi. Droga ishte e ndarë në 97 pako.
Policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.
Komento