Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë 

Vlore- Ardhja e sezonit të plazhit nxit edhe më shumë nevojën e monitorimit të hapësirave detare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve në plazhet e vendit për të parandaluar tragjedi të tilla si ajo e Jonadës, 7 vjeçare e cila në gushtin e 2022 humbi jetën teksa po lahej në det. Vajza u përplas nga helikat e gomones që drejtohej nga ish polici Arjan Tase i cili kishte hyrë në zonën (brenda kordonit të sigurisë) ku notonte babai me vajzën e tij

Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec janë bllokuar dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndaj 2 drejtuesve policia informon se mori masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.

Gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre" informoi policia.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/06/2024 00:37

    Gjoben merrjuani deri ne qindarken e fundit dhe mjetet mbajuani te sekuestruara deri ne fund te sezonit turistik,pastaj kthejuani,vetem keshtu vene mend keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator