Bllokohen prona në Gjirin e Lalëzit dhe 72 mijë € në llogari të grupit kriminal të 'Toyota Yaris'

Toka, dy sipërfaqe ranishte me vendndodhje Gjiri i Lalzit, 72 mijë euro në llogarinë bankare të kompanisë “Tirana Rental Car”, automjete, një kamion tip “Bizar” dhe 3.4 milion euro janë sekuestruar nga policia e Shtetit, si pjesë e hetimit pasuror për çështjen penale që flet për sasinë e eurove të ardhura në qershor 2018 nga Belgjika në Shqipëri. Hetimi pasuror 1-vjeçar i administruar nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu,ka nxjerë në sipërfaqe se disa prej personave të arrestuar, familjarë të tyre disponojnë pasuri të konsiderueshme në Gjirin e Lalëzit, në Tiranë, kompani për dhënien e makinave me qëra, e sasi të konsiderueshme euro. Ky hetim pasuror ka ecur paralelisht me çështjen tjetër peale që është rregjistruar tek Krimet e Rënda për pastrim parash, dhe “Grup si strukturuar kriminal”.

Në këtë dosje janë nën hetim prej gati një viti personat Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Të gjithë këta persona dhe familjarët e tyre janë verifikuar me imtësi nga prokuroria për sa i përket pasurive që ata disponojnë. Në këtë hetim prokuroria ka bashkëpunuar me zyrën e përgjithshme të Hipotekave, Zyrën e Përgjithshme të ALUIZNI, zyrën e Drejtorisë së Pastrimit dhe Parandalimit të aseteve Financiare, Qendrën Kombëtare të Biznesit, Drejtorinë e Transporteve dhe Bankat e Nivelit të Dytë që veprojnë në Shqipëri. Nga informacionet që është marrë prej këtyre drejtorive dhe bankave është konfirmuar se në llogarinë e kompanisë “Tirana Rental Car”, që disponohet nga Alfred Vladi, janë të depozituara 72 mijë euro.

Ndërkohë pasuri të tjera si kamion tip “Bizar” dhe automjete në emër të Edi Lika dhe Alban Mollaymeri janë sekuestruar një vit më parë në cilësinë e provës materiale. Njëherësh në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe 3.4 milion euro, të futura në “Toyota Yaris”. Ndërkohë disa nga pasuritë e sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dy sipërfaqe ranishte në Gjirin e Lalzit,tokë arë në Gjirin e Lalzit dhe truall në Tiranë mësohet se kanë qenë të regjistruara në emra të personave të tretë, familjarë të personave të proceduar si Osman Vladi dhe Alma Dervishi. Sipas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda Osman Vladi rezulton të jetë babai i Alfred Vladit. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë këtyre ditëve nga oficerë të Policisë së Shtetit dhe ditën e sotme nëpërmjet një komunikate për shtyp policia njoftoi se kishte vënë në zbatim sekuestrimin e pasurive të mëposhtme.

Pasuritë e sekuestruara

1. Shuma prej 72.000 Eurosh në llogarinë e Shoqërisë “Tirana Rental Car” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë.

2. Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

3. Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

4. Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

5. Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Tiranë.

6. Sasia prej 3.4 milion euro të kapura brenda në makinën “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit

7. Një kamion tip “Bizar” dhe disa automjete.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’