Mbi 25 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Mars janë 25.218 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Vetëm një tre muajt e parë të vitit 2019, listës i janë shtuar rreth 1330 subjekte debitore, pasi në fund të Dhjetorit listoheshin 23.888 të tilla. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.
Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor. Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 9 vite më parë. Megjithatë shifra në rritje muaj pas muaj, tregon edhe papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe fshehjen ndaj detyrimeve. Scan