TIRANE- Gjyqtarët e gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Korçë të cilët dënuan me 1 vit burg kreun e Omonias, Naum Disho për dhunim të varreve në Boboshticë nuk janë lejuar të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës për të hyrë në Greqi.
Autoritetet greke te Kapshticës kane futur ne listën e zeze te personave te padëshiruar kryetaren e gjykatës së Apelit të Korcës Entela Prifti , gjyqtaren tjetër te Apelit, Brunilda Malo, si dhe gjyqtaren e gjykates se Shkallës se Parë të Korçës, Afërdita Maho. Për tre gjyqtaret mësohet se ne regjistrin e shërbimit te policisë greke është shënuar se “janë persona te padëshirueshëm për shtetin grek, si dhe te rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e vendit”
Entela Prifti, Brunilda Malo, ishin pjesë e treshes së trupit gjykues që më 10 janar të këtij viti, lanë në fuqi dënimin me 1 vit heqje lirie për Naum Dishon me akuzën e dhunimit të varreve në Boboshticë. Ndërsa gjyqtarja e gjykatës së Shkallës së Parë Afërdita Maho më 9 qershor të 2011 kishte shpalli fajtor Dishon.
Tre gjyqtarëve i është refuzuar hyrja në Greqi duke i cilësuar si persona që paraqesin rrezikshmëri, pasi cenojnë rendin kushtetues të shtetit grek. I vetmi që i ka shpëtuar “dënimit” ka qenë gjyqtari i Apelit, Stavri Kallço, i cili në janar të këtij viti dha votën për ta shpallur të pafajshëm kreun e organizatës OMONIA në Korçë. Kallço ka qenë kreu i treshes së trupit gjykues në Apel, bashkë me Priftin dhe Malon.
Edhe për prokuroret e çështjes, Irena Çunoti dhe Roza Qirazi dyshohet se është marre i njëjti vendim, por asnjëra prej tyre nuk ka tentuar te udhëtojë gjate kësaj kohe drejt Greqisë. Pas këtij skandali, Ministria e Jashtme shqiptare njofton se po mbledh te gjithë informacionin zyrtar dhe pas një përgjigjeje nga ambasada greke do te dale me një qëndrim zyrtar e publik, njofton Vizion plus.
Aktualisht, çështja e arrestit të Dishos ndodhet në Gjykatën e Lartë, bashkë me dosjen e dënimit të tij me 1 vit burg. Nga ana e Dishos kërkohet pafajësi, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com