Agjencitë doganore kanë bllokuar për rreth 2 orë punën në doganën e Tiranës. Sipas Shoqatës Kombëtare të agjentëve Doganorë shkak janë bërë ngjarjet e fundit me trafikimin e narkotikëve, që kanë sjellë përfshirjen në ndjekje penale të disa agjentëve doganorë. Në një deklaratë zyrtare Shoqata kërkoi që agjentët doganorë të trajtohen vetëm në përputhje me kodin doganor, pa i veshur me përgjegjësi për veprime penale që nuk parashikohen në detyrimet e tyre.
“Cdo rëndim i pozicionit juridik apo i rolit faktik që luan agjenti doganor në një proces importi apo eksporti, duhet trajtuar vetëm në përputhje me Kodin Doganor dhe dispozitat zbatuese të tij dhe jo duke i veshur atij veprime, detyrime dhe të drejta që agjenti doganor nuk i ka”, tha përfaqësuesi i doganave.
Trafikimi i substancave narkotike në disa pika doganore ka sjellë arrestimin e 2 agjentëve doganorë në doganën e Qafë Thanës dhe një në Doganën e Tiranës. Shoqata kërkon që doganierët të mos mbajnë përgjegjësi nëse ngarkesat që ata importojnë apo eksportojnë përmbajnë lëndë narkotike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO