Rrëshqet 1000 m3 dhé, rruga Vlorë-Orikum hapet pas 5 orësh vetëm në një sens! Shpëton mrekullisht shoferi! Prefekti: Shkak shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

VLORË- Rrëshqitja e dherave për shkak të motit të keq ka bllokuar plotësisht aksin Radhimë-Vlorë. Zhbllokimi i saj është bërë vetëm pas 45 orësh, e megjithatë jo i plotë. Report Tv mëson se është bërë i mundur kalimi vetëm me një sens, e ndërsa vijon puna për lirimin e saj të plotë.

"Në territorin e Komisariatit të Policisë Vlorë, në aksin rrugore Vlorë – Orikum, në Jonufer u bë e mundur zhbllokimi i rrugës në një sens lëvizje dhe po vazhdon puna për zhbllokimin e plotë të rrugës, ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugore në vend për menaxhimin e situatës", njoftojnë autoritetet.

Report Tv sjell pamje rruga e mbuluar nga balta ku nga sa bëri me dije prefekti, ka rrëshqitur gati 1000 m3 dhe duke paralizuar kështu qarkullimin nga ora 17:00-21:00. Fatmirësisht, një shofer që po kalonte në ato momente ka shpëtuar mrekullisht, teksa shihet mjeti i tij "i zhytur" në baltë.

"Sipërfaqja e dherave të rrëshqitur është 1 mijë metër kub dhe akoma nuk jemi të bindur nga kanë ardhur gjithë kjo rrëshqitje masivi. Nuk mund të flas më shumë në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete në terren"-tha më herët ai.

Mjete të rënda si ekskavatorë ndodhen aktualisht përgjatë rrugës, në përpjekje për të pastruar rrugën dhe për ta bërë atë të kalueshme plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Pas 5 orësh, hapet rruga Vlorë-Orikum, shpëton mrekullisht shoferi nga rrëshqitja e dheut

1639083361_Screenshot2.jpg

Pas 5 orësh, hapet rruga Vlorë-Orikum! Fatmirësisht nga rrëshqitja e 1300 metër kub, nuk ka pasur persona të lënduar ky një shofer që po kalonte aty ka shpëtuar mrekullisht.

Ora 18:37
Bllokimi i aksit Vlorë-Orikum nga rrëshqitja e dherave, Prefekti: Brenda disa orësh zhbllokohet rruga, shkak shirat e rrëmbyeshëm

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, deklaroi për Report Tv se shirat e rrëmbyeshëm bënë që të ketë rrëshqitje të një masivi të madh dheu. Ai deklaroi se janë angazhuar me forca dhe mejte për të bërë zhbllokimin e rrugës Vlorë-Orikum dhe për të siguruar në vazhdimësi grykën e rrjedhjes së këtij volumi të madh dherash.

"Sipërfaqja e dherave të rrëshqitur është 1 mijë metër kub dhe akoma nuk jemi të bindur nga kanë ardhur gjithë kjo rëshqitje masivi. Nuk mund të flas më shumë në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete në terren. Shpresojmë që me angazhimin e katër mjeteve fadromë dhe disa vetëshkarkueseve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e rrugës."-tha ai.

Ora 16:31
Reshjet e dendura të shiut, rrugët e Vlorës nën pushtetin e ujit! Vështirësi në qarkullim

 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa lagje të Vlorës. Disa akse rrugore të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërsa janë të kalueshme, por me vështirësi. Report Tv ka siguruar pamje nga rruga Kosova, Romina dhe rruga pranë bibliotekës publike, Shefqet Musaraj. Punonjësit e ujësjellës kanalizimeve përgjatë ditës kanë qenë në terren për të minimizuar sadopak situatën. Siç shihet në pamjet e siguruara, rrugët janë nën pushtetin e ujit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 09/12/2021 23:33

    Pyet KryeK..arin e Bashkise nga kane ardhur per lejet qe jep

    Përgjigju
  • Kovi: 09/12/2021 21:15

    Po nuk e di zotrote lere vendin e punes. Aty e dine dhe 4 vjecaret. Jane gjithe ato ndertime qe po behen nen hunden tuaj.

    Përgjigju
  • Flamuri pa bisht: 09/12/2021 18:46

    Nuk e dimë nga erdhen 1mije meter kub dhera thot prefekti, i sollën ufot o gomar, aty skan fare se nga vijn se ska as faqe mali eshte komplet fushe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve