Rusi dhe shqiptari sherr për paratë/ Bllokohet anija me grurë në Durrës

Rusi dhe shqiptari sherr për paratë/ Bllokohet anija me grurë në Durrës

Anija e bllokuar

Një anije ruse me 3603 ton grurë është bllokuar në portin e Durrësit. Anija është bllokuar me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë e ankoruar në kalatën nr.2 të portit detar prej datës 31 gusht.

Anija me flamur rus e bllokuar është "SV.Georgiy Pobedonosets", ndërsa ishte nisur në datë 22 gusht nga porti Volgodonsk me destinacion Shqipërinë.

Në Shqipëri ka mbërritur në datë 31 gusht, por është bllokuar pasi pala dërguese nuk ka rënë dakord me palën pritëse për cështjen financiare, raporton gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku.

Pronari rus është shprehur se nuk ka marrë paratë dhe prandaj nuk ka lejuar shkarkimin e grurit, ndërsa shqiptari deklaron se ja ka dhënë shumën ndërmjetësit.

Në këto kushte është vendosur masë sigurie për anijen derisa të zgjidhet problemi. Rusia është një nga furnizuesit e vendit tonë me grurë.

1569004191_1569003766anija.jpg

Anija e bllokuar në Durrës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh