TIRANE - Reshjet e shiut të këtyre ditëve kanë sjellë bllokimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të cilit aksi Tiranë-Elbasan do të jetë i bllokuar duke nisur që këtë të premte në orën 23:00 dhe për gjithë fundjavën, deri të hënën.
Kjo pasi sipas ARRSH reshjet e shiut, mund të krijojnë probleme sa i përket rrëshqitjes së dherave, veçanërisht në zonën e Ibës.
Nga ana e tij Autoriteti Rrugor rekomandon drejtuesit e automjeteve që përgjatë këtyre ditëve të përdorin për qarkullim aksin Tiranë-Rrogozhinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com