Bllokohet foltorja e Kuvendit
fyerje mes Berishës dhe Ballës

Bllokohet foltorja e Kuvendit<br />fyerje mes Berishës dhe Ballës
TIRANE - Situata në sallën e Kuvendit është tensionuar nga replikat mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla. Berisha iu referua Ballës me fjalën se “çakall i akuzuar për përdhunim”, ndërsa deputeti i PS-së e cilësoi ish-kryeministrin “të ngordhur”.

Deputetët e opozitës u ngritën nga karriget pasi Balla tha se shumë miq e kanë këshilluar që të mos merret me një “të ngordhur”.

Ndërsa deputetët e PD-së bënin thirrje që Balla të kërkonte falje për gjuhën e përdorur, Flamur Noka dëmtoi mikrofonat në foltoren e Kuvendit për të penguar që deputeti i PS-së të vazhdonte të fliste.

Zv.kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj pas kësaj kërkoi 10 minuta pushim.

Me rifillimin e seancës, mazhoranca dhe opozita kanë replikuar për respektimin e rregullave të etikës dhe kohës në diskutime. Gjithashtu opozita kërkoi dhe mbledhjen e Byrosë së Parlamentit.

ORA 12:39 Manjani paraqet ligjin e ri të kompensimit të pronarëve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka mbajtur fjalën e parë në Kuvend që pas marrjes së detyrës. Manjani paraqiti në Kuvend ligjin e ri për kompensimin e pronës. Ai u shpreh se ligji nuk sjellë kompensimin e plotë të pronarëve, por bën një kompensim të drejtë. Ai tha se me këtë ligj kjo çështje zgjidhet brenda 10 viteve.

Pjesë nga fjalimi i Manjanit:

Do të kisha dashur që prezantimin e parë ta kisha bërë për reformën në drejtësi. Por besoj se e kam të drejtë ta bëjë këtë në një çast tjetër.
Kam qenë skeptik për titullin e këtij ligji, sepse fjala “trajtim” të lë pë të dyshuar.
Kemi 22 vjet proces të tejzgjatur dhe të papërfunduar. Janë nxjerr tre ligje dhe të tre janë masakruar me amendamente ndryshime, gjasme përmirësime.
Nga 32 nene, 28 prej tyre kanë ndryshuar krejtësisht përmbajtjen.
Unë jam nga ata që besojnë se që nga vendimi i parë i ligjit 7501. Nuk kemi gjetur zgjidhjen e duhur, por edhe kemi komplikuar zgjidhjen e këtij problemi.
Sot kemi në inventarin e shtetit të paktë 10 mijë aplikime. Janë mijëra hektarë tokë pretendime për kompensim.
Do na duheshin 4 mijë vjet me këtë ritëm për të përfunduar procesin.
Kemi sot një faturë të kripur financiare që buron vetëm nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Janë 106 vendime që kushtojnë 560 milionë euro.
Për t’u ekzekutuar nga shteti shqiptar, janë edhe 400 raste eventuale që mund të shkojnë në Strasburg që do të thotë se shifra është e papërballueshme, shteti është në kolaps. Faliment apo jo le ta quajmë si të duam.
Po flasim për 1% të popullsisë që merr peng vendin, pa dashjen e tyre por për shkak të zgjedhjeve të gabuara politike, unike si asnjë vend tjetër ish komunist.
Duhet zgjidh kjo sitat. Të gjithë kemi gabuar. Nga vendimi i parë i pesë partive për ligjin 7501, deri më sot kemi dështuar që të gjithë kush më shumë e kush më pak.
Ligji i ri çel disa diskutime që janë më së pari të natyrës kushtetuese.
Nuk ka zgjidhje perfekte. Por ka një tentativë që e bën ky ligj. Prona vlerësohet si madh si vlerë, jo thjeshtë si send.
Janë tre elementë bazë për vlerësimin e tokës:
  1. Vlera në çastin e shpronësimit
  2. Vlera e shtuar në vite
  3. Referencë tek harta e vlerës
Këto përbëjnë formulën bazë të përllogaritjes së vlerës. Merr përparësi kompensimi fizik ku prona është e lirë.


debate kuvend

debate kuvend

debate kuvend

ORA 22:10 Rifillon me debat seanca

Pas ndërprerjes së seancës, diskutimet në Kuvend kanë rifilluar me debat. Opozita kërkoi mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, për fyerje, gjë e cila u kundërshtuar nga mazhoranca pasi Ruçi tha se kërkesa duhet bërë me shkrim nga shtatë deputetët dhe Byroja mund të mblidhet pas seancës.

Paloka: Është caktuar nga kryeministri jua që nuk ka guxim të përblale me mëktë parlament që të dalë aty të fyej dhe të shpifi. Kërkoj mbledhjen e menjëhershme të byrosë dhe të përjashtoi këtë deputet.

Ruçi: Është shkelur rregullorja. Opozita ka folur në parlament 1 herë e gjysmë më shumë se mazhoranca. E quajnë normale që të shkelet procedura parlamentare, të shkelet etika parlamentare. Z.Berisha është më i moshuari në këtë parlament dhe duhet të ishe shembulli pozitiv, por për fat të keq është e kundërta. Shkel rregulloren dhe etikën e parlamentit. Po flisnim për hetimin ndërkombëtar dhe fjala e tij nisi me Taulant Ballën, se ç’lidhje kishte hajde ta marrim vesh? Vazhdoi me libër shtëpie ndaj Taulant Ballës. Ndërsa Taulant Balla pa ia përmendur emrin fare dhe ai u hodh. Rregullorja ka nene të posaçme si për deputetët dhe ministrat. Ka folur 3 herë zotëria. Nëse keni ardhur këtu për ta shndërruar sallën e parlamentit se jeni në krizë për mitingun, mitingun dilni dhe bëjeni por jo të denigroni deputetët dhe parlamentin në tërësi. Kjo është pa tolerueshme. Zonja drejtuese e seancës zbatoni rregullat për këto në këtë sallë, nga unë i pari dhe pa përjashtim edhe për deputetët e opozitës.

Topalli: Dëgjoje dhe doktorin. Jepja fjalën zonjë.

jozefina topalli

Leskaj: Për çfarë mi të ni (i drejtohet Topallit).

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë