Një kamion me 400 kilogramë lënë narkotike të llojit kanabis sativa është bllokuar nga policia në Portin e Durrësit. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, në pranga ka përfundura shtetasi Fatmir Doja 47 vjeç. Sipas policisë droga u gjet në një kamion tip “Iveko” me targa AA 366 JJ. Nga hetimet e para droga kishte si dentinacion portin e Breshias në Itali. Policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik, si dhe pritësit në shtetin italian.
/Shqiptarja.com











