Lidhja Demokratike e Kosovës tha se nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe se i ka mbështetur kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga partitë parlamentare. Sipas saj, zhbllokimi i procesit kërkon konsensus mes grupeve parlamentare.

Këtë e deklaroi deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

“Ne në votimin individual për secilin nënkryetar morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e grupeve parlamentare, të cilat janë propozime të partive politike dhe që nuk kanë problem me ligjin”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu theksoi se institucionet duhet të bëhen funksionale sa më shpejt dhe shtoi se votimi në pako për nënkryetarët mund të bëhet vetëm nëse ka konsensus mes grupeve parlamentare.


Lajmi kryesor:

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosja nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën! Hamza: Nuk kthehemi, çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese