Saçme dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese/ Bllokohet punishtja dhe dyqani në Shkodër (FOTO)

SHKODER-Një punishte që prodhonte saçme dhe një dyqan që tregtonte lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese janë bllokuar. Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë. Në banesën e Avni Kullollit nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 85 kilogramë  saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Saçmat i  përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa në dyqanin e Klaudeni Kanushajt banues në Shkodër, nga kontrolli janë sekuestruar në cilësinë një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Prodhimi dhe shitja e fishekzjarrëve është e ndaluar me ligj në Shqipëri, por pavarësisht kësaj aktiviteti ka vijuar, madje në protestat e opozitës janë përdorur gjerësisht. Në protestën e fundit simpatizantët e opozitës i përdorën fishekzjarrët në 'armë' duke vendosur në rrezik jetën e policëve. 

Materialet e sekuestruara

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 08/06/2019 11:23

    Te hetohet se ku I ka shitur prodhimin e vet.Patjeter te hetohet kupola drejtuese e PD ne Shkoder e ne vecanti B.Spahija.Te gjitha veprimet mundesisht te kryhen ne perputhje me ligjet

    Përgjigju
  • Naimi: 08/06/2019 10:09

    Ketu paskan qene prodhuar bombat molotov qe perdor opozita ne protestat e saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen