Policia e “Delta Forcë” në bashkëpunim me policinë kufitare gjatë natës së kaluar kanë sekuestruar një gomone në jug të ishullit te Sazanit.
Brenda në mjetin lundrues kanë qenë dhe dy persona të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme është marrë informacion se një mjet lundrues ishte duke lëvizur në det, dy mjete të policisë janë nisur nga Radhima dhe kanë bërë të mundur kapjen e mjetit tip gomone si dhe kanë shoqëruar dy të rinj.
Nga verifikimet është parë se ne mjet ishin dhe dy bidonë me benzinë e cila do shërbente për një lëvizje më te gjate ne det dhe për trafikim te lëndëve narkotike. Mjeti ishte i gjate rreth 7 m me dy motorë në bord dhe shumë i shpejtë.
Polica e Vlorës ka nisur kontrollet duke krehur gjithë gadishullin e Karaburunit , pasi sipas informacioneve atje mund te jete droga e cila do te trafikohej drejt Italisë.
Personat e shoqëruar janë nga fshati dukat i Vlorës me iniciale G.N, 30 vjeç dhe S.P 35 vjeç.

(Në foto:Gomonja e bllokuar nga policia e Vlorës) Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO