VLORE- Policia Kufitare Shqiptare ka bllokuar një skaf të ngjashëm me atë që u bllokua nga policia italiane 4 ditë më parë, ku e gjet edhe një gjysmë ton hashashi i hedhur në det. Përmes një njoftimi për shtyp, policia kufitare thotë se gjatë aksionit për mbikëqyrjen e hapësirës së Adriatikut, nga policia e Vlorës u bllokua një skaf, i pa regjistruar në regjistrin shqiptarë e që po përpiqej të largohej në thellësi.

skafii ne vlore

“Si rezultat i këtij aktiviteti nga GdF dhe policia italiane u identifikua një mjet me dy shtetas shqiptarë në bord që përpiqej të largohej për në thellësi. Ky mjet nuk është i regjistruar në regjistrin tonë. Gjithashtu  gjatë operacionit të përbashkët, nga Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo e qarkut në brigjet e Vlorës, nga kontrollet e zhvilluara u identifikua një mjet me dokumenta të parregullta i cili u bllokua,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq  policia thotë se po vijojnë kontrollet  nga Policia Kufitare Durrës, Vlorë,  Sarandë, e në të gjithë  hapësirën detare si dhe në vendbazimet e mjeteve lundruese.

skafi vlore

Më 5 shkurt, një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, Rojes Financiare italiane (Guardia Di Finanaza) si dhe policisë malazeze përfundoi me bllokimin në det të një sasie prej 500 kg drogë marijuanë, ndërsa trafikantët arritën t’i shpëtonin ndjekjes.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)