ELBASAN, 4 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/-  Kushtet e përkeqësuara të motit me shi dhe reshje dëbore në zonat malore, kanë bërë që Drejtoria e Përgjithshme e  Helurudhave të urdhërojë bllokimin përkohësisht te qarkullimit hekurudhor ne linjen Elbasan - Librazhd. Shkak  është bërë edhe gjendja tejet e amortizuar e linjës në këtë segment hekurudhor, por edhe për shkak të prurjeve të përrrejve malorë ku në disa zona kanë dalë nga shtrati duke përmbytur disa segmente  të hekurudhës në fjalë.
Mjaft të rrezikshme qarkullimin e trenave në linjën Elbasan - Librazhd e bëjnë edhe rrëshqitjet e tokës dhe rënia e masiveve  me gurë e dhera në një pjese të gjatësisë së kësaj linje  hekurudhore që lidh Elbasanin me Librazhdin. Ky urdhër është dhënë për të evituar aksidentet me pasoja të rënda, ndërsa më herët është pezulluar qarkullimi në linjën Librazhd-Xhyrë-Prrenjas-Guri i Kuq. /a.ke/