/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të premten bllokimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të lartë, në aksin rrugor Elbasan - Gjinar në km 8.8, në Shelcan.
Sipas ARSH-së, si pasojë e rreshjeve të shumta situata paraqitet problematike në këtë aks, ndaj për të shmangur aksidentet dhe fatkeqësitë e mundshme u vendos bllokimi i tij për mjetet e tonazhit të rëndë.
Rrëshqitja, bën të ditur ARSH ka zhvillime gjatë paradites së sotme (ulje) nga 50 cm deri 80 cm në ditë.
Në mënyrë të vazhdueshme, Autoriteti, njofton se po bëhet pastrimi i materialit nga rrëshqitja dhe mbushja me çakull dhe stabilizant.
" Aktualisht, gjendja paraqitet e rënduar tej mase", deklaroi ARRSH. Gjatë paradites së sotme situata është normalizuar për kalimin e mjeteve të vogla dhe mikrobuseve. Por kërkohet edhe për këto mjete, kujdes i veçantë në segmentin ku ka ndodhur rrëshqitja dhe shpejtësi e ulët. Drejtuesit e automjeteve mund të identifikojnë zonën e rrëshqitjes përmes sinjalistikës përkatëse për kufizimin e trafikut dhe moslejimin e kalimit të mjeteve me tonazh të lartë.
/Shqiptarja.com