"Bllokohet" reforma, Nishani:
Nuk nis dot procesin për KED

Nuk nis dot procesin për KED">
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh gjatë një konference për shtyp se ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga Kuvendi mesnatën e 21 korrikut, hyjnë në fuqi në datën 11 gusht 2016. Kreu i shtetit theksoi se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, Presidenti duhet të zgjedhë me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e gjykatave e prokurorët e prokurorive. 

Nishani tha se ka një ngërç sa i takon ligjit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ai tha se "Kushtetuta i kërkon Presidentit që brenda 5 ditëve pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese, të hedhë shortin për anëtarët e KED, ndërsa ligji që përcakton kriteret për emërimin e anëtarëve të KED, nuk është miratuar ende".

"Ndryshimet Kushtetuse hyjë në fuqi në 11 gusht. Presidenti ngarkohet për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, presidenti duhet të zgjdheë përmes shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED do të merret me seleksionimin e kandidaturave për në kushtetuese dhe inspektorin e lartë të drejtësisë. Ka një shqetësim sepse neni përkatës i Kushtetutës, neni 149 pika d, i cili përcakton në pikën tre përbërjen e KED.  
Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditëve të hedhë shortin për anëtarët e KED, ndërsa ligji që përcakton kriteret për emërimin e anëtarëve të KED, nuk është miratuar
", u shpreh Nishani. 

Ai tha se mbetet i angazhuar që të realizojë zgjidhjen më të mirë të asaj që kërkon Kushtetuta. Nishani theksoi se ka ftuar grupet parlamentare në një takim konsultativ ditën e martë në orën 11:00. 

"Kam nisur disa hapa, kam vendosur një kontakt zyrtar me Kuvendin ku i kambërë me dije për problematikën që shfaqëet brenda të njëjtit nen të amendamentit Kushtetues. Kam parashikuar që në kuadër të përpjekjeve të mia, të ftoj për një takim konsultativ, ku kam ftuar përfaqësues nga grupet parlametnare të Kuivenid ditën e martë në orën 11:00, për të diskutuar rreth kësaj problematike dhe për të koordinuar përmes Kuvendit, qasjen më të mirë, më të përshtatshme, të kësaj sfide të parë që del tashmë në zbatimin e amendamenteve Kushtetuese. 

Ndryshimet Kushtetuese hyjnë në fuqi në 11 gusht, dhe brenda datës 16 gusht presidenti duhet të zgjedhë me short gjyqtarët dhe prokurorët. Kemi kontaktakt me këto institucione për të dorëzuar pranë Presidentit anëtarët e kësaj trupe gjyqësore dhe prokurorale
", u shpreh Nishani.

Nishani tha se reforma në drejtësi duhet të implementohet sa më shpejt. Sipas tij, qytetarët shqiptarë presin sekuestrimin e pasurive të politikanëve dhe gjyqtarëve të korruptuar sa më parë. "Lufta kundër krimit të organizaur, korrupsionit ëhtë objektivi kryesor i kësaj reforme dhe reformave të tjera të ndërmarra", tha Nishani. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois