TIRANË - Rruga Tiranë-Elbasan është bllokuar prej orës 04:20 si rezultat i rrëshqitjes së një masivi dheu nga një faqe mali në fshatin Ibë. Rruga nacionale është bllokuar nga të dyja anët e kalimit dhe punonjësit e policisë rrugore i kanë urdhëruar drejtuesit e mjeteve që ti drejtohen aksit tjetër në drejtim të Durrësit, deri në një afat të pa caktuar.
Tiranë - Elbasan është bllokuar në fshatin Ibë në pjesën ku po bëhen punimet e autostradës së re. Një masiv i madh dheu është shkëputur nga një faqe mali me lartësi prej më shumë se 200 metra.
Edhe policia e shtetit ka njoftuar se rruga vijon të jetë e bllokuar. Sipas policisë, edhe pse dheu në rrugë është duke u hequr, aksi nacional përbën sërish rrezik pasi ka sërish ka gurë dhe dhera që rrëshqasin. Në këtë situatë policia e shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të drejtohen për nga Durrësi, dhe përmes aksit nacional.
Rrëshqitjet e dheut, evakuuohen 30 familje, dëmtohen bizneset e shtëpitë
Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave shumë biznese dhe shtëpi banimi që kanë qenë buzë rrugës janë dëmtuar. Për arsye seiguri janë evakuuar edhe 30 familje në këtë zonë.
Edhe pse banorët janë zhvendosur nga banesat e tyrë, asnjë nga instancat përkatëse nuk ju ka caktuar një strehë të përkohshme se ku të jetojnë.
Në orët e para të mëngjesit ka qenë i pranishëm edhe Minitri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili ka ngritur një grup për të bërë të mundur zhbllokimin sa më shpejtë të rrugës, ndërsa nga ana tjetër edhe Prefektura e Kryeqytetit ka ngritur shtabin e emergjencave për verifikimin e banesave dhe bizneseve të dëmtuara në këtë zonë.
/Shqiptarja.com

FOTO