Bllokohet transporti në Libohovë, shoferët të kapur me shkelje

Linjat e transportit nga njësia administrative qëndër Libohovë- Gjirokastër, por edhe në drejtime të ndryshme nuk funksionojnë prej katër ditësh, duke paralizuar lëvizjen e qindra banorëve të zonës. Shoferëve u është bllokuar dokumentacioni nga task forca e Ministrisë së Transporteve, pasi janë konstatuar me shkelje duke marrë dy pasgjerë jashtë kësaj njësisë administrative. Por sipas njërit prej drejtuesve të fugonit ata janë të pajisur me leje nga Bashkia Libohovë.

Pas pezullimit të kësaj linje banorët, nxënës që frekuentojnë shkollën e mesme në Gjirokastër apo destinacione të tjera, nuk kanë mundësi tjetër përvecse me mjete  private. Banorët kërkojnë zgjidhje të situatës, duke thënë se në të kundërt do të bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK