Marshimi i studentëve shqiptarë në Shkup po vazhdon drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa mijëra protestues kanë mbushur rrugët e qendrës së qytetit duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe kryeministrit. 

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Ura e Gurit është bllokuar nga fillimi deri te sheshi “Filipi i Dytë”, ndërsa protestuesit po marshojnë me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar.

Studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë kushtetuese që nuk duhet të mohohet.

 Ata dëgjohe duke brohoritur fjalët: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”. 


Lajmi kryesor:

Shkupi vishet kuqezi, mijëra në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet dorëheqja e ministrit Fillkov dhe Mickoskit, VLEN garanton: Provimi do jepet në shqip