Bllokohet votimi i dekreteve të
Nishanit, PD s'pati votat në Kuvend

Bllokohet votimi i dekreteve të<br />Nishanit, PD s'pati votat në Kuvend
TIRANE- Maxhoranca ka tërhequr nga votimi në minutën e fundit dekretet e presidentit Nishani për emërimin e Besnik Imerajt dhe Gani Dizdari në Gjykatën Kushtetuese dhe Xhezair Zaganjori në Gjykatën e Lartë.

Votimi ishte planifikuar të zhvillohej në seancën e djeshme por në minutën e fundit është tërhequr votimi pasi mazhoranca nuk ka pasur votat e mjaftueshme në sallë për të realizuar miratimin e tyre, pavarësisht se dekreti mund të miratohej me shumicë të thjeshtë.

Maxhoranca dje në sallë kishte 69 deputetë, ndërkohë që Opozita kishte 51 deputetë.

Lefter Koka kryetar i Grupit të LSI-së i kontaktuar nga gazetarja Joniada Koçi e A1 REPORT! u pyet se përse Kuvendi nuk kish marrë në shqyrtim dekretet e presidentit shpjegoi se “arsyeja e vetme ka qenë mungesa e korumit.” Koka ka mohuar dyshimet e ngritura se mes Partisë Demokratike dhe LSI-së mund të ketë mungesë dakortësie sa i takon kandidaturave të këtyre institucioneve të larta të vendit. Sipas tij nuk ka pasur pretendime nga LSI për emrat e propozuar dhe të miratuar vetëm tre ditë më parë në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës.

Ndërkohë që LSI thotë se dekretet janë tërhequr nga votimi pasi nuk ka pasur kuorum, sot mediat duke iu referuar burimeve nga mazhoranca shkruajnë se ka qenë një shkak më i fortë, që kishte të bënte me qëndrimin refuzues të LSI-së për të votuar 3 dekretet. Shkak sipas medias është bërë mos përfshirja nga mazhoranca në listën e dekreteve që duhet të votoheshin edhe dekretin e mëparshëm të propozuar nga ish presidenti Bamir Topi për Artan Hoxhën, i cili 10 muaj më parë u propozua për anëtar të Gykatës Kushtetuese në vend të Plarent Plloçit.

Dy ditë më parë Vasili në një prononcim për shtyp e cilësoi “anormalitet” mos shqyrtimin e dekretit të presidentit Topi.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës