PRISHTINË- Blloku dhe Vetëvendosja kanë vendosur t'i kërkojnë presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, që të japë sqarime për zhvillimet e muajve të fundit kur nuk ka krijim të institucioneve të vendit dhe çfarë duhet të bëhet që ato të krijohen sa më shpejt.
Sipas KosovaPress, kështu ka thënë Ramush Haradinaj, pas takimit që patën VLAN dhe presidentja, kur sipas tij, nëse Presidentja kthen të njëjtën përgjigje sikurse të minoriteteve, Blloku dhe Vetëvendosje do të marrin veprime të tjera në fillim të javës së ardhshme. Ai nuk ka dashur të flasë para mediave se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
Sipas tij, tani në interes janë hapat e mëtejshëm për ngërçin politik dhe situatën në të cilën gjendet Kosova.
Për Haradinaj, i vetmi kampion për korrupsion dhe keqpërdorim të institucioneve është Hashim Thaçi dhe jo vetëm në Kosovës, por edhe në rajon./ATSH/