Policia njofton se ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve që bllokuan ambulancën, deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës së lartë.
Në pamjet e publikuara nga Report Tv, autoambulanca me fenelinat dhe alarmin ndezur lihet me kohë të zgjatur në semafor nga policët, ndërkohë që shihet që ata presin dhe më pas lejojnë të kalojë një delegacion të huaj, i cili duket se mban flamurin e Republikës Çeke. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me lajmin e publikuar, ku trajtohet vonesa ne kryqezim rruge e nje ambulance nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kohës që në këtë segment qarkullonte një delegacion zyrtar i nivelit të lartë, Policia mori në shqyrtim rastin si me poshte:
Paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara dhe motivuara për kryerjen me profesionalizëm të detyrave që ngarkon Kodi Rrugor dhe Ligji i Policisë së Shtetit. Por duke perfituar nga ky komunikim, gjejme rastin te rikujtojme se çdo autoritet per rastet e urgjencave duhet te njoftoje paraprakisht ne numrin e tel 112, per te koordinuar veprimet dhe lehtesuar sherbimin per qytetaret.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO








