Pasi PD bllokoi foltoren, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën plenare. Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë amnistinë penale, e cila është futur sot në rend dite. Ai tha se rendi i ditës për opozitën janë vetëm kërkesat e protestuesve.
“Nuk e votojmë amnistinë. S’kemi asgjë tjetër në rend përveç kërkesave të protestuesve. Rendi i ditës janë kërkesat e protestuesve”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha 'mbron' protestën: Ta shkarkojmë Ramën! Balla: I fundit që mund të flasë je ti pelikan! PD bllokon foltoren, ndërpritet për të 3-tën herë seanca










