Bllokuan rrugën e Kombit duke protestuar kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, lihen të lirë organizatori dhe 3 aktivistë të Vetëvendosjes

Gjykata e Lezhës vendosi të lirojë nga qelia duke i dhënë masën detyrim paraqitje 4 të arrestuarve pas protestës zhvilluar të dielën kundër hidrocentralit dhe fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës.  Gjykata la të lirë organizatorin e protestës Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe 3 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë. Jashtë gjykatës u gjendën dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe forca të shumta policie për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se prokurori Françak Ganaj ka kërkuar që të qëndrojnë në burg katër protestuesit. Por pasi dëgjoi palet, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi një masë më të butë, masen e sigurisë "Detyrim paraqitje" dy herë në muaj në policinë gjyqësore. Në përfundim të sences gjyqësore, avokati i të ndaluarve Astrit Gjika u shpreh se arrestimi i tyre ishte i paligjshem dhe në formë presioni që ata të mos protesojnë më për të drejtat e tyre.

4 protestuesit u arrestuan pas zhvillimit të tubimit të paligjshëm në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar Rrugën e Kombit për disa minuta në aksin Milot-Morinë si dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët po tentonin të zhbllokonin qarkullimin e mjeteve.   

Pse protestuan? Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar dhe herë të tjera Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Banorët shprehen se kompania private vijon me hedhjen e betonin dhe ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit pavarësisht protestave. Ata shprehen se i janë drejtuar edhe institucioneve përkatëse për të ndalur këtë gjë, por sipas banorëve si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen.

1618483820_Sequence03.00055723.Still016.jpg

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë