8 banorë të Mirditës janë vënë nën hetim për shkak se ditën e djeshme kanë bllokuar Rrugën e Kombit për disa minuta, për të protestuar lidhur me rrugën që lidh 3 fshatra në Mirditë e cila është dëmtuar nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit.

Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.

Banoret e fshatrave Munuz, Rraje e zezë dhe Vele në Mirdite kanë bllokuar Rrugën e Kombit në dalje të Rubikut, në shenjë proteste për dëmtimin e rrugës së këtyre fshatrave. Banorët shprehen se dëmtimi është bërë nga një firmë që ka bërë ndërtimet dhe kanalizimet e ujësjellësit në zonë.

Bllokimi i Rrugës së Kombit në dalje të Rubikut ka ndodhur për disa minuta, pasi ka ndërhyrë polica për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. 

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu,procedohen penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar, nën hetim 8 banorë të Mirditës

8 banorë të Mirditës janë vënë nën hetim për shkak se ditën e djeshme kanë bllokuar Rrugën e Kombit për disa minuta, për të protestuar lidhur me rrugën që lidh 3 fshatra në Mirditë e cila është dëmtuar nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit.

Ata janë nën hetim në gjendje të lirë se organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.