Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar për rrugën e prishur, kryeplaku i fshatit gjobitet me 5 mln lekë si organizatori i saj

Bllokuan 'Rrugën e Kombit' për të protestuar për rrugën e prishur, kryeplaku i fshatit gjobitet me 5 mln lekë si organizatori i saj

Protesta e banoreve te Rruga e Kombit

Kryeplaku i fshatit Rraja e Zezë në Mirditë, Kol Nikolli është gjobitur me 5 milionë lekë pasi akuzohet se ka organizuar para disa ditësh protestën e banorëve të 3 fshatrave Vele, Rraja e Zeze dhe Munaz për rrugën e prishur. Nikolli është gjobitur si organizator i protestës duke shkelur rregullat anti-COVID.

Më 16 janar disa banorët protestuan për dëmtimin e rrugës që lidh 3 fshatra në Mirditë nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit. Një ditë pas protestës, 8 prej protestuesve u vunë  nën hetim për grumbullim të paligjshëm, pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për t'u shpërndarë

Ata bllokuan edhe për disa minuta Rrugën e Kombit, ndërsa shprehen se rruga është bërë e pakalueshme duke dëmtuar automjete e tyre, ndërsa deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve