Bllokuan qendrat e votimit/ Në pranga 1 roje shkolle dhe 2 punonjës bashkie në Mallakastër, në kërkim n/kryetari

Bllokuan qendrat e votimit/ Në pranga 1 roje shkolle dhe 2 punonjës bashkie në Mallakastër, në kërkim n/kryetari

1561793783_bashkiamallakaster.jpg

Janë vënë në pranga 2 punonjës të Bashkisë  Mallakastër, roja i shkollës në qytetin e Ballshit si dhe shpallet në kërkim edhe nënkryetari i Bashkisë së Mallakastrës për shkak se akuzohen se kanë penguar subjektet për zgjedhjet lokale.

Në pranga janë vënë:

- Dervish Dervishaj, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

- Erjon Isufaj, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

- Nimet Kapaj, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle)

Ndërsa në kërkim është shpallur  nënkryetari Hajredin Serjanaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Ata dyshohet se janë autorë të bllokimit të dy shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë të cilat janë caktuar nga KQZ si qendra votimi për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


Lajmi kryesor:

Në polici pas sulmit mbi KZAZ-në e Vaut të Dejës, Hila në Report Tv: S'isha aty! Shkarkimi? S'di gjë, po vijon detyrën


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë