Një ditë pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama për ngjarjen që ndodhi në Vaun e Dejës ku u sulmua KZAZ-ja nr. 6, ish-kryebashkiaku Zef Hila është marrë në pyetje në polici. Pas deklarimeve në një prononcim për Report Tv ai tha se ka fakte dhe prova se nuk ka qenë në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës në momentin e sulmit. Ndërsa përsa i përket shkarkimit, tha se nuk ka asnjë njoftim me shkrim, prandaj vijon që të jetë në krye të detyrës.
Pas sulmeve të ndodhura në KZAZ të disa bashkive të djathta, ku militantë të PD bashkë me zyrtarë të lartë të saj janë përpjekur të dëmtojnë subjektet dhe materialet zgjedhore policia ka nisur arrestimet. Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor. Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat. Ndërkohë arrestime pati edhe për sulmin më të fundit, mbrëmë në KZAZ-në numër 19 në Dibër, ku rreth 300 persona suluan me bomba molov KZAZ-në duke lënë të lënduar edhe 7 efektivë. Për këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar 12 persona.
Pas shkarkimit nga posti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës për shkak të ngjarjes në KZAZ-në nr. 6 në Bushat, Zef Hila është marrë në pyetje nga policia. Ai sqaroi se nuk është shoqëruar, po u pyet në lidhje me atë që kishte ndodhur, ndërsa theksoi se momentin kur ka ndodhur sulmi mbi KZAZ-në nuk ka qenë në territorin e bashkisë. Pavarësisht shkarkimit nga Rama, Hila tha se vijon që të jetë në krye të detyrës, pasi nuk i ka shkuar asnjë shkresë zyrtare, ndërsa shtoi se në momentin që do të njoftohet zyrtarisht do ta ankimojë.
Intervista e plotë për Report Tv e Zef Hilës
Cfarë keni deklaruar në polici?
E para nuk jam shoqëruar në polici, por jam thirrur si qytetar dhe jam përgjigjur thirrjes nga policia. Ka pak minuta që dola nga policia me avokatin, bëra deklarimin qytetar dhe mora përgjigjen se nuk jam person në hetim. Jam në krye të detyrës. Vijon punën normalisht, po ndjekim të gjithë procesin. Është kërkuar për të dhënë opinion rreth ngjarjes.
Sa minuta ka zgjatur ky sqarim?
Pak minuta, shumë pak minuta. Pas deklarimit vijoj punën. Jam në krye të detyrës. Kur ka ndodhur ngjarja nuk kam qenë në territorin e bashkisë, kisha angazhim tjetër, po të isha në zonë edhe unë do të isha aty. Por faktet tregojnë se unë nuk kam qenë në protestën e organizuar. Nuk kam qenë fare në atë zonë.
Kanë qenë persona të tjerë në komisariat?
Vetëm unë dhe avokati
Pse u mor vendimi nga Rama për shkarkimin tuaj?
Ne po ndjekim proceduarat për të ankimuar vendimin. Kryeministri ka qenë dhe është i dezinformuar, pasi kryetari i bashkisë nuk ka qenë në tubim. Deri tani nuk kam asnjë komunikimi, asnjë shkresë zyrtare. Kur të marrim shkresën do të vijojmë procedurat ligjore.
Ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, i cili u shkarkua nga kryeministri, Edi Rama për shkak të sulmeve të ndodhura tre ditë më parë në KZAZ nr.6 në Bushat, është thirrur sot nga Policia e Shkodrës, për t’u pyetur mbi incidentin e rëndë në shkollën "Ndre Mjeda".
Pasi është thirrur në polici ai ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen e KZAZ nr.6, ku është shprehur se nuk ka qenë në dijeni se çfarë është bërë në këtë KZAZ. Ai gjithashtu ka thënë se me dy dëshmitarë të tjerë kanë qenë në një vend tjetër larg nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes në pyetje ai është larguar nga policia.
Kujtojmë se në datën 27 qershor rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së nr. 6 e cilia ishte e vendosur në palestrën e shkollës profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës. Bashki kjo që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja. Nga sulmet e organizuara nga militantët e opozitës KZAZ-ja ka shpërthyer në flakë ku brenda saj janë shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.
Në lidhje me këtë ngjarje ndaj KZAZ-së numër 6, policia ka shoqëruar 9 persona, militantë të PD-së, dhe vijon punën për kapjen e autorëve të tjerë. Kodi Penal i dënon krimet zgjedhore nga 1 deri në 5 vite burg. Ndërsa për vetë Hilën kryeministri Rama firmosi një shkresë për ta shkarkuar nga detyra dhe për ta ndjekur penalisht.
Pa sulmeve të kryera nga militantët e opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme në KZAZ nr.9 në Dibër ku rreth 300 persona sulmuan me bomba molotov KZAZ-në duke lënë të lënduar edhe 7 efektivë, Partia Demokratike pretendon se është dhunuar një protestuese e quajtur Afërdita Shehu.
Por pretendimet e PD hidhen poshtë nga Shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë, Hajri Lusha i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë nuk rezulton të jetë dhunuar por ka ardhur në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të arrestimit të një nga familjarëve të saj për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj KZAZ nr 9 në Dibër. Sipas Dr.Lushës, gruaja ka ardhur në gjendje të rëndë psikologjike në orët e para të mëngjesit për shkak të ngjarjes që kishte ndodhur.
"Pacientja ka mbërritur në një gjendje të rënduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i një prej familjareve të saj. Ajo ka marrë asistence të menjëhershme dhe i janë bërë kontrollet e duhura mjekësore, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur asnjë shenje dhunë. Këtë e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qëndruar me pak se një orë në spital dhe prej orësh ndodhet në banesën e saj." ka thënë ai.
Dr. Lusha i bën thirrje forcave politike të mos abuzojnë me pacientet e të mos përhapin panik për situata të stisura.
Ky është momenti kur militantët të Partisë Demokratike kanë sulmuar me bomba molotov KZAZ-në numër 19 në Dibër mbrëmjen e djeshme. Në video shihet teksa militantët nga një largësi nga KZAZ lëshojnë bombat molotov në drejtim të KZAZ-së ku ndodhen edhe efektivë të policisë që e ruanin atë.
7 efektivë mbetën të lënduar ndërsa 12 persona u arrestuan për sulmin. Partia Demokratike pretendoi se efektivët nuk janë lënduar nga flakët e molotovit por nga gazi lotsjellës që u hodh më tej nga efektivët për të shpërndarë turmën e dhunshme.
Por pamjet flasin ndryshe duke hedhur dritë mbi atë se çfarë ndodhi mbrëmë në Dibër. Partia Demokratike u distancua nga kjo ngjarje duke thënë se nuk janë militantë të saj, duke e quajtur provokim të kryeministrit Edi Rama. U fol për një protestë paqësore, që në fakt pamjet e dëshmojnë më së miri sulmin e dhunshëm me molotov. Në një deklaratë për mediat mbrëmë, Policia e Shtetit tha se rreth 300 persona në Dibër po i sulmonin me molotov duke vënë në rrezik jetën e efektivëve, ndërsa njëherësh bëri thirrje që të tërhiqeshin.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri ka kërkuar lirimin e zyrtarëve të Bashkisë Pogradec ka kërkuar lirimin e dy zyrtarëve të bashkisë Pogradec. Përmes një deklarate ai ka bërë edhe një 'denoncim' duke deklaruar se një shkollë e cila është mbyllur nga bashkia si pronë e saj është hapur gjatë natës.
Gjatë fjalës së tij, Kapri tha se është normale që dyert e shkollave të mbyllen në mbyllje të procesit mësimor duke neglizhuar procesin zgjedhor dhe përdorimin e këtyre ambienteve si KZAZ apo qendra votimi. Ai gjithashtu deklaroi se nuk e kupton urdhrin e policisë për pengimin e zgjedhësit pasi është në zbatim të dekretit të presidentit.
"Dje forcat e policisë së shtetit kanë arrestuar dhe shoqëruar padrejtësisht punonjës të policisë. Bashkia Pogradec dënon këtë akt, i cili sjellë në mendje masat e regjimit komunist për të përcjellë frikë dhe panik. I bëjmë thirrje policisë të lirojnë menjëherë dy punonjësit e bashkisë. I bëjmë thirrje qytetarëve të mos tremben dhe frikësohen. Denoncojmë dhe kërkojmë masa të menjëhershëme për personat që mëngjesit e sotëm kanë shkatërruar dyert e institucioneve arsimore në pronësi të bashkisë. Bashkia është në zbatim të dekretit të presidentit. Sot kemi lajmëruar policisë se në një fshat është shkallmuar dera e një shkolle, kur vajti punonjësi ynë për të hapur derën e pa që gjatë natës ajo ishte shkallmuar. Denoncimi është bërë nga administratori. Nuk mund të vë gishtin se kush e ka bërë por kuptohet se ky veprim është bërë gjatë natës. Pas mbarimit të procesit mësimor ato dyer mbyllen. Në bazë të deklaratës së policisë për pengimin e zgjedhësit, nuk e kuptoj ku është ky pengimi i zgjedhësit. ne jemi në zbatim të dekretit të presidentit", tha Kapri.
Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti”.
Sipas policisë, protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, por edhe në drejtim të efektivëve.
Persona e vënë në pranga janë:
K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.
Policia njofton se mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet.
7 policë u dëmtuan ditën e djeshme nga militantët e PD gjatë sulmit në KZAZ nr.19. Por PD pretendon se ata janë lënduar nga gazi lotsjellës. Sipas PD dëshmia e një infermiereje në spitalin ku policët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore tregon se qytetarët nuk lënduar asnjë efektiv.
Janë vënë në pranga 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër, roja i shkollës në qytetin e Ballshit si dhe shpallet në kërkim edhe nënkryetari i Bashkisë së Mallakastrës për shkak se akuzohen se kanë penguar subjektet për zgjedhjet lokale.
Në pranga janë vënë:
- Dervish Dervishaj, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);
- Erjon Isufaj, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);
- Nimet Kapaj, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle)
Ndërsa në kërkim është shpallur nënkryetari Hajredin Serjanaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.
Ata dyshohet se janë autorë të bllokimit të dy shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë të cilat janë caktuar nga KQZ si qendra votimi për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në videon që Shqiptarja.com disponon shihet qartë teksa militantë të PD-së sulmojnë fizikisht përfaqësues të policisë, të cilët janë në krye të detyrë për të mbrojtur KZAZ-në nr. 19 në qytetin e Dibrës. Për shkak të situatës së tensionuar, policia u detyrua që të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë e sulmeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës mbetën të lënduar 6 policë dhe 15 protestues të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
Dy punonjës bashkie janë arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi kanë mbyllur me çelës 3 shkollat dhe kopshtin, të caktuar nga KQZ si qendra votimi. Në pranga ka rënë 61-vjeçari Safet Blaceri, dhe 59-vjeçari Gurali Blaceri, të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë. Siç njofton policia e këtij qyteti, arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim".
12 persona janë shoqëruar nga policia në orët e para të mëngjesit në qytetin e Dibrës pas sulmit ndaj forcave të rendit mbrëmjen e djeshme, duke tentuar të futen me dhunë në KZAZ nr.19 në palestrën e shkollës së mesme 'Nazmi Rushiti'. Militantët e Partisë Demokratike protestuan përpara komisariatit të policisë për të kërkuar lirimin e tyre.
Ndërkohë që forca të shumta policie janë vënë në ruajtje të KZAZ ku ndodhi sulmi i djeshëm për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Boll me kta turi derrat ..ne shqipri ka te rinj te qytetruar
Përgjigjumoret funde gjone fusha dhe mose u kruani me policine debila
PërgjigjuArrestoni kapter Gjunkshin si ideatori I dhunes ndaj policise te denohet ne menyre shembullore
PërgjigjuPD DREJT SHKRIRJES PARTI TERRORRISTE PARTI RRUGEÇESH TE GJITH NE BURG PLERAT
PërgjigjuO komentuesiTIR kjo eshte fytyra e vertete ePDse me ne krye kriminelin Berish,dhe hajdutin Lulzim
PërgjigjuBobooo c'jane keto derra??!! Njeri me i majme se tjetri. Neveri e percmim! Turp qe PD te perfaqesohet nga keta halabake!
Përgjigju