Blofi i PD, ndryshimi i ligjit për ekstradimin i propozuar nga Xhafaj zbatim i Konventës Evropiane

Denoncimi i opozitës që akuzon ministrin e Brendshëme, Fatmir Xhafa për një falsifikim të nenit 491 të Kodit të Procedurës penale mbi ekstradimet, duket vetëm një blof. Në fakt dispozita e re në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë për kushtet e ekstradimit të një personi të dënuar në mungesë, është në përputhje me Protokollin e II-të Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Ekstradimin.

Ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike, për deformimin dhe manipulimin e Kodit të Procedurës Penale, për të ndaluar ekstradimin e vëllait të ministrit, Agron Xhafa (për të cili kurrë nuk është kërkuar ekstradimi), legjislacioni i ndryshuar shqiptar për ekstradimin reflekton frymën e Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, në vitin 2017, është shtuar vetëm një pikë, e cila parashikon: ‘Nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit’.

Pra, në legjislacionin shqiptar përfshihet për herë të parë zyrtarisht garancia për rishikimin e vendimit në rast gjykimi në mungesë, një garanci që në fakt zbatohet prej vitesh edhe në Shqipëri, edhe pse nuk ishte parashikuar si detyrim brenda Kodit Shqiptar. Madje si rezulton nga dokumentet që botohet sot Shqiptarja.com edhe në vitin 2007 përshembull, kur qeveria Berisha ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri për Izet Haxhinë, është zbatuar pikërisht ajo garanci, e shtuar vetëm në 2017 në Kodin e Procedurës, pra ka garantuar të drejtën e rigjykimit për ish truprojën e Sali Berishës, siç parashikohet nga Konventa Europiane.

  Po çfarë parashikon Konventa Evropiane? Protokolli i II-të Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Ekstradimin, Kapitulli III, neni III, parashikon: “Kur një Palë kontraktuese kërkon nga një Palë tjetër ekstradimin e një personi me qëllim ekzekutimin e një vendimi me burgim të dhënë në mungesë, Pala e kërkuar mund të refuzojë ekstradimin për këtë qëllim, nëse, sipas mendimit të saj, procedurat e gjykimit nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale.



Protokolli i II-të Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Ekstradimin

Megjithatë, ekstradimi do të jepet nëse Pala kërkuese jep garanci të mjaftueshme që personi do të rigjykohet me të drejtën e mbrojtjes. Ky vendim do të autorizojë Palën kërkuese të ekzekutojë vendimin, nëse personi i dënuar nuk kundërshton një gjë të tillë, ose të nisë procedurat e rigjykimit për personin e ekstraduar”. Siç duket, kemi të bëjmë vetëm me reflektimin e një standardi evropian në legjislacionin penal shqiptar. Ballafaqimi i këtyre dy dokumenteve nxjerr blof, Partisë Demokratike, duke hedhur poshtë pretendimet e tij për falsifikim të Kodit të Procedurës Penale si dhe për moszbatim të Konventës Evropiane. 

PD deformon konventën
Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, deformoi dje para opinionit publik Konventën Evropiane të Ekstradimit, mbi parashikimin për ekstradimet. Duke cituar Konventën për çështjen e ekstradimeve, PD përmendi edhe Shqipërinë, ndërkohë që Konventa Evropian parashikon parime universale, ku kurrsesi nuk mund t’i referohet një shteti të veçantë.

“Konventa Evropiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se: Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një çështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale.

Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi evropian”, thanë përfaqësuesit e PD. 

PD nuk shpjegon pastaj se pse Fatmir Xhafa ka menduar si të nevojshme ta “fallisfikojë” Kodin e Procedurës Penale (të votuara nga Kuvendi) për të favorizuar vëllain, edhe nëse për vëllain e tij nuk është kërkuar kurrë nga Italia asnjë procedurë ekstradimi edhe nëse kanë kaluar tashmë 6 vite nga dënimi në formë të prerë për trafik droge. 

Ja çfarë thoshte PD në 2007
Ndryshe nga sa pretendon tani, në vitin 2007 PD fliste mbi të drejtën e rigjykimit të një të dënuari në mungesë si kusht për t’u ekstraduar, pikërisht për të zbatuar Konventën Europiane. Ish-ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, në datë 06.04.2007, me anë të një dokumenti drejtuar ministrisë së Drejtësisë së Republikës Turke, thotë se: “në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimit, duke iu referuar faktit se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë në bazë të nenit 504/2 të Kodit Shqiptarë të Procedurës Penale, garanton paraprakisht në emër të shtetit shqiptarë, respektimin e të drejtës së rigjykimit, në zbatim të së drejtës kushtetuese”.

Protokolli i II-të Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Ekstradimin,
Miratuar në Strasburg më 17 mars 1978
Kapitulli III
Neni III
“Gjykimet në mungesë

1. Kur një Palë kontraktuese kërkon nga një Palë tjetër ekstradimin e një personi me qëllim ekzekutimin e një vendimi me burgim të dhënë në mungesë, Pala e kërkuar mund të refuzojë ekstradimin për këtë qëllim, nëse, sipas mendimit të saj, procedurat e gjykimit nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale.

Megjithatë, ekstradimi do të jepet nëse Pala kërkuese jep garanci të mjaftueshme që personi do të rigjykohet me të drejtën e mbrojtjes. Ky vendim do të autorizojë Palën kërkuese të ekzekutojë vendimin, nëse personi i dënuar nuk kundërshton një gjë të tillë, ose të nisë procedurat e rigjykimit për personin e ekstraduar.

Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar në 2017
Neni 491
Mospranimi i kërkesës për ekstradim
(Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
Nuk mund te jepet ekstradimi:

a) për një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike;

b) kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, ç’njerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbejnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut;

c) kur personi që kërkohet ka kryer një vepër penale në Shqipëri;

c’) kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;

d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar;

dh) kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar;

e) kur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe;

ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;

f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 12/05/2018 14:14

    100% DOKORD me ju ADRIATIK DOÇI dhe nuk i heq asnjë presje . SUPER PROFESIONIST GAZETAR dhe i PËRPIKTË! RESPEKTE dhe FALENDERIME .

    Përgjigju
    • ari: 12/05/2018 22:53

      e pam dje qfare tha kreu i krimeve italabe.rama mbron me xhafen 12 kriminel.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt