Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni është bërë nostalgjike me postimet në Instagram. Kohët e fundit, ajo ka publikuar foto që i kujtojnë momente mjaft të rëndësishme të jetës së saj.
“Kush e mban mend këtë fustan? Shtator 2016, menjëherë pas takimit tim të parë me Fedez”, shkruan blogerja.
Postimi i Chiara Ferragnit
Siç duhet edhe në foto, fustani është tejet transparent dhe tregon çdo pjesë të trupit. Por edhe pse ndoshta “pak” transparent, ai ka qënë fustani që ka veshur për takimin e parë me bashkëshortin e tanishëm.
Fedez dhe Chiara u martuan rreth dy muaj më parë dhe së bashku kanë një djalë 6-muajsh të quajtur Leo.