Blogjet e shqiptarëve, pasion apo profesion? Më shumë kënaqësi apo para? (VIDEO)

Sot, kushdo ka mundësi të ndajë me ndjekësit dhe me miqtë këshilla për t’u veshur, ushqyer, udhëtuar e të tjera. E me pak aftësi të mira marketuese dhe menaxhimi është e mundur që falë pëlqimeve, komenteve dhe klikimeve të fitosh mjaftueshëm para. Madje janë të shumtë rastet e të rinjve që janë bërë milionerë, dhe falë influencës së tyre në rrjetet sociale ata po ngrejnë pasuri marramendëse, pse jo dhe famë, duke u shndërruar kështu në blogerë të fushave të ndryshme, mode, ushqimi, kozmetike, udhëtimi. Por ky trend ka pushtuar vitet e fundit edhe vendin tonë. Por a fitojnë mjaftueshëm blogerët shqiptarë apo e bëjnë thjesht për trend apo pasion?

Këtë diskutuam mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me dy vajza blogere. Delinda Muçollari, e diplomuar për gazetari, para 4 vitesh vendosi që aventurat e saj t’i shndërrojë në një mënyrë për të fituar para, pikërisht përmes udhëtimit me kroçerë nëpër botë, ku numëron 36 vende të vizituara. Kohët e fundit ajo është bërë travel vlogger dhe është mjaft e suksesshme, dhe e ka kthyer këtë angazhim profesional dhe fitimprurës. Për të, të pasurit një blog e lidh drejtpërdrejt me punën e saj, megjithatë për momenti i sheh rrjetet sociale vetëm si një trampolinë promovimi.

"Për momentin Instagrami është thjesht rruga për të shkuar në youtube, me psotimin e linqeve të herëpashershme, me fotografitë që ti poston. është thjesht kanali, dera që hap youtube. Për momentin, për mua ka vetëm këtë funksion. Është një punë që duhet ta kryesh me kohë të plotë. Duhet ti pëkushtohesh maksimalisht, sepse duhet të ndjekësh gjatë gjithë kohës trendet e momentit, çdo përditësim të rrjeteve sociale, duhet të jesh ti që i aplikon në rrjetet e tua sociale.  Rrjetet sociale kërkojnë minimalisht 3 poste në ditë, në 3 orare të caktuara.", tha Delinda gjatë bisedës

Blogerja Delinda Muçollair në studion e "Rreze dielli"

Blogerja tjetër është Uejda Ahmeti, e cila me qëllimin për të sjellë një frymë të re në Shqipëri mbi gatimin ‘eatfree’, para një viti krijoi blogun e saj me emrin ‘Meat free vegan’, ku ajo publikon ato që  gatuan në variantin Plantbased, pra gatim me bazë bimore, pa yndyrna shtazore dhe vezë. Pasioni për gatimin dhe për të qenit vegan, e bën Uejdën të mos heqë dorë nga blogu i saj dhe pse ndjekësit e saj nuk janë aq të shumtë sa të fitojë të ardhura, kjo për shkak të fushës që ajo ka zgjedhur të shndërrojë në blog.

"Unë isha në fillim vegjetariane, pastaj isha e interesuar për të ditur më shumë rreth kësaj. Duke marrë frynmzim nga të huajt, sidmos nga anglezët hapa një blog modest. Aty mundohem të informoj për gatimin me bazë bimore",- tha ajo në studion e "Rreze Dielli

Blogerja Uejda Ahmeti ne studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston