Dhërmiu renditet ndër 10 plazhet që duhen vizituar, shkruan blogu italian Infoturismiamoci.com. Në një artikull të publikuar së fundmi me titullin “plazhet që ti nuk i harron dot më”, blogu i njohur italian Infoturismiamoci.com rendit 10 plazhet më të mira në botë, ndër të cilët edhe Dhërmiun, në rivierën shqiptare.
“Rëra e bardhë, uji transparent, ku thellësia nis menjëherë, e mbrapa shumë gjelbërim. Kjo është Drimadha, në Dhërmi”, shkruan blogu italian. Sipas Infoturismiamoci.com, plazhe si ai i Drimadhes e bëjnë Shqipërinë absolutisht të përsosur për t’u vizituar.
Më tej, shkruan Infoturismiamoci.com, për cilindo që ka ende dyshime, atje mundësia e zgjedhjes është e pafund, çmimet janë vërtetë të mira.
Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështore.
Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltër dhe i pastër i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon me një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.
/Shqiptarja.com