36 vjeçari i njohur sidomos për rolin e tij në “Piratët e Karaibeve” i tregoi prezantueses Katie ditën e djeshme se ai dhe Kerr do të kenë në plan të parë kujdesin ndaj djalit të tyre.
I pyetur se si ndihet pas ndarjes së tij nga modelja Bloom u duk i mërzitur në fytyrë ndërkohë që falënderoi Katie-n për pyetjen.

“Ne e duam njëri-tjetrin. Ne jemi një familje. Ne do të jemi në jetët e njëri-tjetrit për të gjithë pjesën tjetër të jetës” , tha Orlando.
Më tej aktori ka shprehur se ai dhe Kerr do ta respektojnë njëri-tjetrin si prindërit e vogëlushit Flynn.

“Jeta ndonjëherë nuk funksionon ashtu siç ne kemi shpresuar, por fatmirësisht ne jemi të rritur. Unë jam 36 tani, ndërsa Miranda 30 dhe ne jemi të vetëdijshëm për veprimet që bëjmë dhe vendimet që marrim.
Ne do ti dhurojmë të gjithë kujdesin dhe dashurinë e duhur djalit tonë”, ka theksuar aktori britanik.
Bloom dhe Kerr janë njohur së bashku në vitin 2007, ndërsa në vitin 2011 Kerr ka lindur djalin.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
