Vogëlushja e këngëtares Beyonce, Blue Ivy Carter ka mbushur dy vjeçe ditën e djeshme.

Duke qenë fëmija e një këngëtareje me famë botërore nuk ka se si Blue të mos ketë fansat e saj.

Beyonce ka koleksionuar një sërë mesazhesh dhe fotosh të mbërritura për vogëlushen në rrjetet sociale dhe i ka postuar ato me krenari.

beyonce

Në diçiturën e fotos ajo shkruan “Gëzuar ditëlindjen zonjusha Carter”.

Edhe pse janë një çift super i zënë reperi Jay-Z dhe Beyonce gjejnë gjithmonë kohë për vogëlushen e tyre. Jay-Z është në mes të turit të tij muzikor botëror, ndërsa Beyonce vetëm para disa ditësh nxorri videot e saj të reja për fansat.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)