Anija “Blu Sky M” nuk ka asnjë defekt mekanik dhe në bordin e saj nuk u gjet asgjë e dyshimte. Anija që mbajti në ankth, për orë të tëra autoritetet greke por jo vetëm , pas sinjalit SOS , u ankorua ne portin e Gallipolit në Itali pas mesnatës.

Ne bordin e anijes ishin 600 emigrantë të paligjshëm sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë. Ajo që mbetet mister, është fakti se kush ishin kontrabandistet , te cilët në momentin kur anija është marre nën dorëzim, kishin braktisur anijen, duke lënë pa uje dhe ushqim klandestinet.

Ajo qe mësohet është se kontrabandistët ngatërruan komandat e anijes para nisjes së saj dhe ishin futur në anije kur ekuipazhi nuk ishte në bord.

Autoritetet greke pas inspektimit që bënë në anijen me rreth 600 klandestine, thanë se në anije ka pasur persona të armatosur, por pas kontrollit të kryer nga roja bregdetare greke, rezultoi se anija ishte jashtë rrezikut. Anija “Blu Sky M”, me flamur moldav, ishte nisur nga Turqia me destinacion Kroacinë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
600 klandestinë sirianë në bord">