Blushi: Bashkë me Hafizin ikim
nga PS. Balla: Kthe mandatin!

Blushi: Bashkë me Hafizin ikim<br />nga PS. Balla: Kthe mandatin!
Deputeti i Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nga sot nuk janë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Faktin e ka bërë të ditur Ben Blushi teksa ka folur sot në Kuvend ku ka thënë se ai dhe Hafizi do të mbrojnë qytetarët duke lënë pas një Rilindje që ka ushqyer vulgaritetin e parlamentit.

Partinë Socialiste ai e ka cilësuar si një ndërmarrje private dhe rilindjen si një ferr për të varfrit dhe burg për të mjerët.

Dua të bëj me dije një vendim që kam marrë me Hafizin sot. Nuk jemi më deputetë të Rilindjes, por dy njerëz të çliruar që kanë vendosur të ndahen nga e drejta e një qeverie për të qenë e padrejtë, vesi i politikës për të qenë e dhimbshme. Në PS nuk jemi dakord sakohë që besojmë se në themele të demokracisë është liria e zgjedhja e lirë. Është dita për të kujtuar se rilindja vendosi të zgjedhe me referendum atë që do e drejtonte sikur të ishte çëshjte e jo njeri, këtë e bëri një grup që i thotë shqiptarëve se nuk kanë të drejtë të bëjnë referendum për të rrëzuar ose miratuar importin e mbetjeve në Shqipëri. Unë e Hafizi nuk jemi as të parët e fundit që dalim nga një ndërmarrje private e cila ka vendosur që përveç pasurisë së ortakëve”, tha Blushi.

"Menjëherë ka replikuar Taulant Balla që nga foltorja e parlamentit e ka akuzuar Blushin si një antisocialist. Ai i ka kujtuar Blushit, se mandatin e deputetit e ka fituar si socialist si dhe e ka krahasuar me Berishën.
Keni vendosur të ikni, rrugë të mbarë, por ti që fole këtu nuk je sjellë kurrë si socialist. E ke mandatin e socialistëve, nuk e ke mandatin tënd, atë tjetrin merre në 2017. I ke braktisur socialistët në të gjitha betejat. Ti e ke pasur mendjen sesi te merrje PS-në. Kur socialistët vriteshin në bulevard ti ishte si Berisha. Më vjen keq që jeta e Arditit u pre në mes por ti nuk gjete kurrë kohë të flisje për 4 të vrarët në bulevard. Ke dy vite që prisje të të hiqnim, por se bëmë dot ndaj t’i ike vetë. Le të eci Beni vetë.
Edhe për kanabisin flet si Saliu, ne nuk e kemi kanabizuar vendin, por kemi bërë një punë të shkëlqyer. Ti sot edhe ato që ke thënë vetë në sallë i mohove për 5 minuta. Megjithatë udhë të mbarë paç. Ne kërkojmë që socialistëve t’u kthesh mandatin që u ke marrë padrejtësisht
".

Por nuk ndalet Blushi. Sipas tij, keqardhja e vetme që do të ndjejë pas largimit nga PS, është ajo që do të vijë më pas tek kjo parti.
"Ka dy vite që në PS bëhet një tender se kush shan më shumë Blushin, ti Taulant e ke fituar. Në fund të tij do jesh i pasur po shuëm i shpifur. Ika nga një parti pas 20 vitesh por duke pasur më shumë keqardhje për atë që vjen vendosa të iki. Mandatin tim do ua jepja nëse do besoja se mund të vlente për ndonjë gjë. Kujt t’ia jap unë këtë mandat? Elvis Roshit? Armandos? Banditëve? Kujt t’ia dorëzoj mandatin Taulant? Kanabistëve? Me kë ta shkëmbej mandatin tim. Keni parë ndonjë njeri që shkon nga pushteti në opozitë? Përkundrazi, po qeverisni me një parti që ishte me Saliun dhe u bë me ju. Ne për nderin tonë po shkojmë nga pushteti në opozitë. Ne po shkojmë në opozitë me të gjithë ata që rritën varfërinë dhe mjerimin në 3 vjet". 

ben blushi duke ndjekur taulant ballen
(Ben Blushi duke ndjekur Taulant Ballën teksa fliste)

Balla: Edhe në parlamente të tjera qëllon që duhet të presin edhe miqtë. Sa për marrëdhënien me votuesit dhe fuqinë tënde frymëzuese më vjen mirë që largohen deputetët turistë. Deputetë që marrin mandatin dhe nuk shkojnë asnjë ditë tek njerëzit që i kanë votuar. Kjo shyqyr Zotit po merr fund!

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit