Rruga e vetme për largimin e kryeministrit Rama është përballja, tha kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Nga podiumi i parlamentit, ai tha se kjo e hënë është një nga ditët më të zeza, ndërsa e enjtja, kur pritet edhe miratimi i ‘Territoriales’, do të jetë edhe më tepër.

“Sot është një nga ditët më të zeza të këtij parlamenti dhe e enjtja që vjen do të jetë akoma më e zezë. Ky institucion e ka humbur komplet kuptimin e vet. Mjafton të shohësh rrethimin e parlamentit për të kuptuar sa ndot nxit sot fjala deputet. Për sa kohë asnjë nga anëtarët e qeverisë për muaj, ditë të tëra refuzon të japë llogari para shqiptarëve, ata sot kanë vetëm një alternativë: t’i detyrojnë këta horra të japin llogari për çdo qindarkë të vjedhur. Edi Rama nuk rrëzohet me flamingo, duke i ndjekur këta hajdutë me celularë në dorë. Edi Rama rrëzohet me përballje. Kjo klikë meriton të shporret, të zhduket nga faqja e dheut, jo me vezë, jo me ujë. Kjo është e vetmja rrugë: përballja”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Arresti i ish-kreut të SHISH, Berisha: Hyseni u rekrutua nga bandat, ju bëheni avokatë! ‘Territorialja’, Balla: Fokusi te shërbimet! Zhupa: Masakër