Blushi fërshëllehet në Elbasan:
S'kam frikë të them të vërtetën

Blushi fërshëllehet në Elbasan:<br />S'kam frikë të them të vërtetën
Deputeti Ben Blushi është pritur me vërshëllima në takimin që Partia Socialiste organizoi në qytetin e Elbasanit. Ata i kanë kërkuar deputetit Blushi që të largohej nga salla ndërkohë që ky i fundit i ka bërë thirrje që të qetësohen. Pas takimit, Blushi u shpreh se në këtë sallë iu bë gjyqi për shkak të librit kandidatit, ndërkoë që theksoi se persona të rrezikshëm i kanë bërë presion në momentin që ai hyri në sallë. 

Deputeti socialist Ben Blushi është penguar nga të pranishmit në aktivitetin për anëtarësimet e reja në PS për të marrë fjalën. Në këtë takim merrte pjesë kryeministri Rama. Deputeti kundërshtar i kryetarit socialist, është vërshëllyer gjatë gjithë fjalës së tij. Anëtarët socialist kanë kërkuar me thirrjeve që ai të dalë jashtë nga salla dhe të largohet nga partia socialiste.

Pas takimit Blushi u shpreh për mediat se në këtë sallë nuk ishte Partia Socialiste por ca bandit të dhunshëm 

“Më vjen keq se këtu pati njerëz që u munduan të sulmonin çka nuk është absolutish Elbasani që njoh unë. Është një qytet mikpritës, i cili nuk meriton të përfaqësohet nga ata që janë kapur me armë dhe ishin këtu në sallë për të intimiduar njerëzit. Njerëz që përpiqen të sulmojnë dhe pengojnë të hysh në një sallë... Kjo sallë u kthye në një gjyq kundra një njeriu. Kini parasysh që nuk po qeveris unë. Pra, është vendi për t’i kërkuar llogari dikujt tjetër”, deklaroi Blushi. 

Por Blushi u ka bërë thirrje që anëtarëve që të qetësohen dhe të shikojnë se si është katandisur partia. Ai u shpreh se në partinë socialiste po strehohen kriminelë, të cilët sipas Blushit guxojnë dhe e kanë kapur edhe prej xhakete.

"Kjo nuk është as mikpritje as bujari, prandaj vërshëlleni dhe sulmoni tek dera, ju ftoj miq të distancoheni nga ky banditizëm. Ju them pse nuk ka reforma për cilat flasim? Nëse do kishte reforma kryeminstri s'do ishte kaq i acaruar. Pse është kaq i acaruar kryeministri kur taksat s'janë ulur, paga të larta s'ka. Pse s'vij unë në Elbasan? Sepse me vjen turp sepse kjo parti nuk futi asnjeri në punë se njerëzit u morën nga jashtë partisë socialiste. Jeni të kënaqur ju?Vershelleni ju se une nuk kam frike te them te verteten. E dini kë kam përballë sot një bukurosh e keni sot kryetar qarku e dini ca ka qenë? Ky njeri në 2007 ishte deputet si puna ime i fishkëlleu Saliu"-tha Blushi



Këtë reagim të anëtarësisë Blushi e ka cilësuar edhe si një gjyq po i bëhet atij për shkak të librit të tij Kandidati, duke e krahasuar këtë situatë me gjyqet që i bëheshin shkrimtarëve gjatë sistemit totalitar

Duke pohuar se nuk u ndje i kërcënuar, Blushi deklaroi se në sallë kishte persona të armatosur e të dhunshëm që e kapën prej xhakete në momentin që ai hyri në sallë. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'