Nga foltorja e Kuvendit, Deputeti Ben Blushi ka akuzuar se amnistia fiskale është një “bakshish” që qeveria po u jep rreth 200 kompanive të mëdha. Ai tha se 95% e borxhit prej 50 miliardë lekësh që do të falet u përket këtyre kompanive të sektorit të hidrokarbureve e minierave, ndërsa vetëm 5% bizneseve të vogla.
"Ka ardhur një amnisti për të pasurit në Shqipëri, që fshin detyrimet e të pasurve para fushatës elektorale.
Me këtë ligj tatimet dhe doganat kanë të drejtë të fshijnë detyrimin në fushatë, është një ligj politik dhe jo kushtetues dhe klientelist" deklaroi ai.
E menjëhershme ka ardhur replika nga Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili akuzoi se Blushi nuk e njihte dhe as nuk kishte marrë mundimin ta lexonte draftin për amnistinë.
"Asnjë detyrim i ri nuk do të falet, por do të shuhen vetëm gjobat apo kamatëvonesat nëse debitorët do të shlyejnë principalin" tha ai.
Më pas debatin e shkaktoi dekorata që Franca i akordoi Ramës, të cilën Blushi e ironizoi. Kreu i LIBRA-s, u shpreh se iu akordua për sjellje të mirë kur ishte emigrant, pasi kur erdhi në Shqipëri u bë legjioni i turpit.
"Falenderoj Francën që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullore gjatë kohës kur ka qenë emigrant.
Unë e kam takuar si emigrant dhe ishte shembullor si emigrant. Tani fati e desh ta takoja në Paris dhe sot është kryeministër, pasi pjesën në mes nuk dua ta them.
Në Shqipëri u bë legjioni i turpit me Frrokun, Roshin dhe Dakon. Të hyjmë në temë; përfshirjen e detyrimeve tatimore, të borxhit që shumë shqiptarë nuk i kanë paguar taksat shtetit" tha Blushi.
Por pas deklaratave të tij reaguan ministrat Bushati dhe Kodheli. Ministri i Jashtëm u shpreh se Blushi ishte cinik dhe paragjykoi emigrantët, ndërsa Kodheli tha se ndjente keqardhje dhe e krahasoi me Saliun.
Blushi replikoi sërish me Kodhelin dhe ministrin e Jashtëm Dirmir Bushati. Ish- deputeti socialist tha se Bushati do të mbetet në memorie për gafën sipas tij në shqiptimin e fjalës Ukrainë, që e thoshte 'Ukrahinë', ndërsa Kodhelit iu përgjigj duke thënë se ndryshe nga ajo, ai nuk ka asnjë shok hajdut.
"Unë kam edhe shokë edhe shoqe. Ata kanë një të mirë, nuk vjedhin, ndërsa ti ke, që vjedhin. Kam pasur shokë, por kur filluan të vjedhin nuk janë më, ky është ndryshimi mes meje dhe teje.
Por si e fitoni ju jetën duke u marrë me mua? Mund të merrni rroga me ryshfet duke u marrë me mua, jo në mënyrë të ndershme".
Gjatë fjalës së tij, Blushi tha se Rama sot nxori Kodhelin dhe Bushatin për ta sulmuar duke iu shmangur ballafaqimit, ndërsa shtoi se "Në 21 janar ne ishim të gjithë aty, ky ishte në zyrë, të njëjtën gjë bërë edhe sot, nxore këta për të folur".
Blushi kishte edhe një përgjigje për ministrin Ahmetaj në fund të replikës së tij "Gënjeshtarët mund të numërojnë, por numrat nuk gënjejnë".
PD bojkot Kuvendit, vazhdon protestën
Partia Demokratike edhe seancën e sotme nuk është paraqitur në Kuvend duke e bojkotuar për shkak të protestës që ka nisur para 41 ditësh në çadrën para Kryeministrisë. Opozita kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por shumica e ka refuzuar.
Zhvillimet nga seanca e sotme plenare në Kuvend
12:55 Ermonela Felaj: Ja çfarë më tha gjyshja e Blushit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Felaj ka replikuar me Blushin, ndërsa tregoi se një ditë kishte takuar gjyshen e tij.
"Një ditë takuam një zonjë elegante, më tha jam gjyshja e Blushit. 'Unë gjyshja e Blushit, atij që iu ka tradhtuar' tha ajo.
Unë mund të jem e fundit që mund ta thosha këtë, por kur dëgjoj që flet me kaq negativit me njerëz që ke ndarë beteja dhe mendime do të thoja se para teje dhe gjyshes do të zgjidhja njëmijë herë gjyshen" tha Felaj.
12:50 Erjon Braçe: Blushi nuk lexon, i bie qylit
Dëgjova projektligjin në diskutim. Në këtë sallë ka njerëz që angazhohen në punë, por të gjithë e fillojnë nga leximi dhe kjo bën diferencën mes atyre që e njohin dhe nuk e njohin.
Që nga titulli i projektligjit janë përdorur të dy termat fshirje dhe shuarje. Por këta nuk lexojnë asnjë gjë.
Falen vetëm 29 mln lekë, të tjerat janë të kushtëzuara nga gjobat dhe kamatëvonesat.
Nëse nuk lexon, degradon dhe shitesh me parametra zero dhe këta lojtarë quhen 'qylenistë'.
Në këtë sallë disa i bien qylit dhe disa punojnë.
12:40 Replikon Blushi: Ne ishim në shesh në 21 Janar, Rama në zyrë
Këto seanca kanë edhe një vlerë për publikun, se unë kur vij këtu vij si në palestër. Vlera është të tregosh ca pune bëni ju. Ju merreni me një njeri që ka 12 vite në opozitë dhe nuk qeveris. Këtu qeveria më kërkon llogari mua.
Ditmir ishte më i qeti sot. Unë për shumë arsye nuk kam nënvlerësim për ty, por një gjë do ta them kur filloi konflikti në Ukrainë, ti thoje 'Ukrahinë Uhrainë, por nuk vjen nga fjala krahinë, Ukraina.
Mimi se kuptova se cfarë pati. Unë thash Franca ka nderuar Ramën si emigrant, pasi unë e kam takuar si emigrant dhe nuk lëshonte gazra në natyrë, ishte shembullor si emigrant.
Tani fati e desh ta takoja në Paris dhe sot është kryeministër, pasi pjesën në mes nuk dua ta them.
Nuk hyn në legjionin e nderit, si Kadare, por këtu je në legjionin e turpit, pasi thotë vetë se kam shoku Prengën, Rroshin e etj.
Kur këta ishin në grevë, ti ishe në zyrë. Në 21 janar ne ishim të gjithë aty, ky ishte në zyrë, të njëjtën gjë bërë edhe sot, nxore këta për të folur.
Tani dy fjalë për Mimin. Një historia si dija e thashë. Por fole ëpr shokët e mi. Ti i njeh? Unë kam edhe shokë edhe shoqe. Ti numëron shokët e mi. Ata kanë një të mirë, nuk vjedhin, ndërsa ti ke, që vjedhin.
Kam pasur shokë, por kur filluan të vjedhin nuk janë më, ky është ndryshimi mes meje dhe teje.
Por si e fitoni ju jetën duke u marrë me mua? Mund të merrni rroga me ryfshet duke u marrë me mua, jo në mënyrë të ndershme.
Ka parlamenti tre vjet që nuk e kupton se cfarë thua. Përsa i përket ligjit të sotëm që është një vjedhje, që ka një faturë bakshishi nga pas.
Cfarë nevoje ka qeveria të fali 5 mld lekë, këto janë paratë e buxhetit.
Cfarë është minimumi jetik? Është kuota minimale e domosdoshme e nevojës për të jetuar.
Edi Rama dhe Ahmetaj kthehen nga shekulli i kaluar për të qeverisur.
Kam edhe një fjali për Benin (Ahmetaj), 'Gënjeshtarët mund të numërojnë, por numrat nuk gënjejnë".
12:30 Arben Ahmetaj replikë me Blushin: Mos i trajto statistikat emocionalisht
Ka nje vit ky draft ligj dhe është punuar në bashkëpunim me FMN. Nuk mund te quhet amnisti, i takon shekullit të kaluar.
Dhe mos më thuaj se dija juaj për këtë gjë i takon shekullit të kaluar. Më duhet të them që FMN e ka dhënë aprovimin për këtë ligj.
Arsyen për certifikimimin e këtij draft ligji, e para ndjek të gjithë proceset dhe këndet teknike të sipërmarrjes.
Statistikat dhe sipërmarrjet që përfitojnë dhe ka një epokë të re në luftën ndaj informalitetet.
Sqarimi tjetër, që ta kesh për vete: do të lutesha që jo vetëm ti kuptosh por mos ta trajtosh statistikën emocionalisht.
191 miliard lekë është një borxh i akumuluar nga viti 1995, ku ju personalisht jeni një ndër aktorët kryesorë të tranzicionit që mbyllet. Falen pa kusht 29 miliard lekë.
12:20 Kodheli-Blushit: Je si Saliu, keqardhje!
Duhet një farë shkolle të kuptosh për financat dhe ekonomia, pavarësisht se mund të kesh qenë 20 vite në politikë.
Kam menduar gjatë nëse duhet të flisja apo jo. Çdo të enjte hedh baltë, sepse është i fortë tundimi për të qenë pjesë e qeverisë.
Njëlloj si Saliu, në njëkohë kur Saliu është origjinali, ndërsa unë kam menduar se arsyet se ti sillesh kështu janë të ndryshme.
Nuk do të bëhesh do një politikan serioz, sepse mllefi nuk do të lerë, dhe kujt ia bën shokëve të tu prej 20 vitesh, harron edukatën, librin dhe kulturën Beni.
Kam parasysh ngjarjen e së enjtes së kaluar. Nuk e ngrej këtë cështje sepse Lindita është grua, te tentuar edhe herë tjetër, por bëj kujdes se mund të biesh në gabim dhe kjo nuk të nderon.
Pyes veten, po mirë, erdhe fole për ligjin të varfër dhe të pasur, por nuk të kam parë të shkruash një ligj, 5 fjalë, ke shkruar 5 libra për veten tënde, por 5 ligj.
Është e drejta e cdo kujt të bëhesh udhëheqësh i një partie, por duhet të kesh ndjekës dhe shokë, por ti nuk ke asnjë, ndjekës jo e jo.
Në libra mund të bëhesh udhëheqës, por në realitet jo. Sot më zhgëjeve sërish, sepse mendoj dhe kam besuar te inteligjenca jote, por me keqardhjen për ty shikoj që ke rënë në batakun e Saliut.
12:10 Dekorata për Ramën, Bushati-Blushit: Cinik, paragjykove emigrantët. Bushati: PPE thirrje PD të votojë reformën
Kryeministri shqiptar mori dekoratën më të lartë që jep Franca. Për herë të parë në historinë e Francës që shkohet për dekorime përtej reciprocitetit. Besoj se duhet të ndihemi krenar për këtë dekoratë që mori Rama.
Ke derdh lot krokodili për emigrantët për të votuar, secili ka një emigrant në familje prandaj gjuha paragjykuese dhe cinike ndaj tyre është e papranueshme për këtë sallë dhe për ne, pasi për fat të keq përveç pjesë e lojërave politike.
Kur flasim për partnerët, po ta them edhe sot, periudhën e fundit ke pasur luhatje, nga shpallja e luftës ndaj Serbisë dhe deri në momentet si sot. Edhe sikur Rama ka kishte marrë dekoratën si emigrant duhet të ndiheshim të gëzuar.
Me partnerët duhet të jemi të kujdesshëm. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka edhe një partner strategjik si Franca.
Nuk bëj shumë dallime mes teje dhe Berishën, PPE i bënë thirrje opozitës që të rikthehen në Kuvend dhe të votojnë Reformën në Drejtësi.
11:59 Blushi: Franca nderoi Ramën për sjelljen si emigrant, qeveria amnisti për fushatë
Meqë askush nuk e bëri, më takon mua sot, të falenderoj Francën që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullore gjatë kohës kur ka qenë emigrant.
Në Shqipëri u bë legjioni i turpit me Frrokun, Roshin dhe Dakon. Të hyjmë në temë; përfshirjen e detyrimeve tatimore, të borxhit që shumë shqiptarë nuk i kanë paguar taksat shtetit.
Nuk kuptohet ca është amnisti, falje. Qeveria nuk ka sjellë amnisti, por ligj me 71 vota, për ta kaluar si hile proceduriale, por pse falni vetëm kaq dhe kujt ia falni? Ua them më vonë.
Ligji parashikon të shuajë dhe fshijë, por cfarë është fshirja? Është, që mbasi evaurohen procedurat dhe kontrollet fiskale dhe nëse sekuestrohet gjithcka atij i fshihet, zakonisht kjo bëhet me të vdekurit, pasi mund të lerë borxhe, nuk ka mundësi ti paguajë dhe fshihen.
Por ky nuk është bërë për të vdekurit, por për të gjallët. Po ku ndryshon fshirja nga shuarja? Ka një nen që e shpjegon
Detyrimet po u falen kompanive të naftës dhe atyre që kanë marrë koncesionit. Po fshini detyrimet ndaj buxhetit, ka korrupsion këtu? Sigurisht që po. Por edhe të gjitha atyre kompanive që kanë në dorë kromin, bakrin dhe atyre që kanë kompanitë energjitike.
Ka ardhur një amnisti për të pasurit në Shqipëri, që fshin detyrimet e të pasurve para fushatës elektorale.
Me këtë ligj tatimet dhe doganat kanë të drejtë të fshijnë detyrimin në fushatë, është një ligj politik dhe jo kushtetues dhe klientelist.
Kë favorizoni? Të pasurit e Shqipërisë, po u hiqni gjobat dhe tatimet, kjo republikë favorizon vetëm 300 vetë dhe ato që jetojnë më keq.
Cfarë bëtë me minimumin jetik? Asgjë. Por kaq është fatura që duhet të paguante qeveria për këtë vendim.
VIDEO/Fjala e deputetit Ben Blushi sot në parlament
11:15 Nis seanca plenare, betohen dy deputetët e rinj Gjoni dhe Bushaj
Janë betuar në Kuvend dy deputetët e rinj, Petrit Gjoni i LSI për qarkun e Lezhës pas largimit të ArmandoPrengës dhe Xhavit Bushaj nga lista e PS për Fierin pas largimit të Ervin Koçit.
Betohen dy deputetët e rinj Xhavit Bushaj dhe Petrit Gjoni
Rendi i ditës, diskutohen sot 7 ligje nga paketa e reformës
Mes disa ligjeve dhe marrëveshjeve që janë në rendin e ditës, sot në Kuvend janë parashikuar për diskutim 7 nga 27 ligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.
Për t’u votuar në parlament projektligjet duhet një shumicë prej 84 votash.
Aktet ligjore kanë të bëjnë me thelbin e funksionimit të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët.
Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në kodin e procedurës penale dhe civile.
Rendi i ditës i Kuvendit parashikon diskutimin e këtyre pr/ligjeve:
1. Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë
2. Kodi i Procedurës Penale
3. Kodi Penal
4. Kodi i Drejtësisë për të Mitur
5. Kodi i Procedurës Civile
6. Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
7. Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë
Paketa prej 27 ligjesh ështe e dyta që shoqëron reformën në drejtësi, e miratuar me konsensus më 22 korrik. Kjo reformë, u pasua me miratimin në tetor të 7 ligjeve prioritare, me të cilat u ndërtua arkitektura e re e sistemit. Ndërsa paketa prej 27 projektligjesh i jep mundësi sistemit gjyqësor që të funksionojë me efikasitet.