Një 36-vjeçar nga Kruja do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë € të padeklaruara. 36-vjeçari është identifikuar si Geri Spahiu.
Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










Po cfar te keqe ka se hyjne para ne vendin tone ????
PërgjigjuJe, apo ben?
Ajo qe te ben kurioz, si ka mundesi qe kete tipin e lane te dilte nga aeroporti me kete shume? S'besoj se i ka leke nga djersa e punes ne uzine apo fabrike... Se po t'i kishte te tilla, ato leke do i mbante ngrohte ne llogarine bankare.
Përgjigju