Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi replikoi pas fjalimit të ministres së Brendshme Albana Koçiu. Fjalimin e saj, Blushi e cilësoi si të Diellës ndërsa hodhi akuza për shoqërimin në komisariat të 14-vjeçarit në protestën e 24 janarit.

“Ju kërkova që të shpërndani maska kundërgaz se cilësia e fjalimi të Diellës ishte i një cilësie më të dobët se gazi që u përdorur në protestë. Të pretendosh që arrestimi i një minoreni na qenka kujdes, jo një nënë, por asnjë njeri i pashpirt nuk mund ta thotë. Është revoltues të dëgjosh se burgosja e një minoreni na qenka humanizëm. E mori fjalën këtu pasi i doli gjumi Ergys Agasit dhe i dërgoi zëdhënëses mesazh dhe i tha reago tani, se këtu është ai në Tiranë. Të pretendosh për shtet ligjor në një vend që kjo shumicë, jo vetëm rrëmben taksat, me uniformë policie rrëmben drejtues opozite e qytetarë të pafajshëm është kriminale. Kush e rrëmbeu Geron Meçen, kush e rrëmbeu Daniel Shimën. Kush e lejoji të ishte me vrap policisë killeri? Ai minoreni që arrestuat? Po të ishit nënë do të kërkonit falje për lotët e asaj nëne që nuk meritonte ta shihte djalin në komisariat. Kush i rrëmben sot qytetarët dhe biznesmenët e ndershëm të këtij vendi?”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Debate në Kuvend për protestën e PD! Koçiu: Policia nuk dhunoi, veproi sipas ligjit pasi u sulmua me mototov! PD: Hodhët gaz lotsjellës të skaduar