TIRANE- Ligji për nëpunësin civil u kthye në qendër të diskutimeve në Komisionin e Integrimit, ku deputeti Blushi kërkoi që BE të vihej në dieni për këtë. Ministrja Gjosha raportoi mbi plotësimin e rekomandimeve, ku theksoi se vendi ynë ka ende punë për të bërë.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha raportoi në Komisionin e Integrmit Europain lidhur me ecurinë e plotësimeve të 12 rekomandimeve nga ana e vendit tonë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërkohë që deputeti socialist Ben Blushi i kërkoi qeverisë të tregojë sinqeritet ndaj Brukselit dhe të sqarojë motivin e vërtetë të shtyrjes së ligjit të nënpunësit civil. Gjatë seancës dëgjimore me ministren ai theksoi se strukturat e BE duhet të vihen në dijeni dhe të japin opinionin e tyre në lidhje me këtë levizje e më pas ka ndryshimin rrënjësor të administratës. “Sigurisht që dua të them atë që mendoj unë, padyshim që qeveria ka argumnetat e duhura për ta ndryshuar ligjin, në radhë të parë për të ndryshuar administratën.
Kjo nuk është çështje procedurale, kjo është një çështje e nxehtë politike. Në qoftë se ka një domosdoshmëri sot është ndryshimi dhe reformimin i administratës publike në Shqipëri. Dhe administratë publike nuk mund të reformohet, padyshim në qoftë se nuk ka një akt ligjore që e rregullon këtë gjë. Në Shqipëri nuk mund të këtë reforma, në qoftë se administrata civile nuk reformohet, dhe padyshim të gjejmë procedurat dhe kohën e duhur për ta bërë, po kjo është e domosdoshme kjo është ajo që do të kërkoja. Bashkë me pyetjen do të kisha dhe një sugjerim, që duhet që Bashkimit Europian ti themi të vërtetën, ky vend ka nevojë për të ndryshuar administratën e vet e cila provoi që nuk i jep vendit cilësinë që ai pret”, tha Blushi.
Ndërkohë që nga ana e saj ministrja theksoi se “Nuk mund ta përfshijnë kaq shumë Këshillin e Europës me çështjen e nëpunësit civil sepse siç e thashë është çështje teknike. Kjo është fare e qartë dhe ata kanë dhënë ndihmën e tyre nëpërmjet projektit "Sigma", tha Gjosha. Në mungesën e opozitës, nënkryetri i komisionit Taulant Balla ngriti si shqetësim edhe mënyrën e menaxhimit të fondeve që do marrë vendi ynë nga BE. “Duhet të kuptojmë një gjë që Shqipëria është në një fazë që mund të përfitojë shumë fonde të mëdha përsa i përket investimeve në infrasktrukturë.
Duke qenë ju rruga e komunikimit me BE bashkë me ministrin e transporteve, duhet të kenmi të qartë mënyrën e menaxhimit të tyre., tha Balla. Lidhur me këtë minisitrja tha se “përsa i përketë projekteve të përfituara nga BE janë 22 projekte problmeatikë ndër vite. Sipas saj duhet të kthehen në funskion të plotë komitetet ndërministrore. Ndërkohë që deputeti Dokle ngriti si shqetësues faktin e mungesës së dejtorive të përfarimit të legjislacionit pranë çdo ministrie.
Detyrimi
Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i këtij komisioni bëri të ditur se duhet të kthehet në detyrim raportimi i kryeministrit në Kuvend lidhur me punën e kabinetit të tij. Kryeministri Rama por dhe ministra të veçantë të kabinetit të tij do të raportojnë para paralamentit çdo 2 muaj. Gjithashtu Balla bëri të ditur se në Kuvend nuk do të kalojë asnjë projektligj i nxjerrë nga qeveria pa u pajusr më parë me aktet nënligjore. “Ju duhet të ngrini zërin në parlament dhe në qeveri. Në legjislaturën e shkuar nuk është dëgjuar zëri i ministres së Integrimit, ju këshilloj që në mbledhjen e qevrisë nuk duhet të kaloni asnjë projekultigj pa u përfafruar plotësisht me legjislacionin e BE”, tha Gramoz Ruçi.
Progres-raporti
Komisioni Europian pritet që të shpalosë nesër progress raportin për Shqipërinë, lidhur me plotësimin e 12 rekomandimeve për të marrë në këtë mënyrë statusin e vendit kandidat.
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com