Blushi kopjon Ramën dhe ndryshon sloganin e Metës: Nuk keni parë gjë akoma! Me qetësi dhe drejtësi

Blushi kopjon Ramën dhe ndryshon sloganin e Metës: Nuk keni parë gjë akoma! Me qetësi dhe drejtësi

Me 'Qetësi dhe Dashuri' ishte shprehja karakteristike e presidentit Meta, por duket se dashuria prej kohësh tashmë është zhdukur dhe se në vend të saj po risillet Drejtësia, që sipas presidentit Meta është e kapur nga mazhoranca dhe vetë Rama. Duke kopjuar sloganin e kryeministrit Rama 'Nuk keni parë gjë akoma', zëdhënësi i tij Tedi Blushi paralajmëron se sot në orën 17:00 Presidenti Meta do të dalë në konferencën e radhës për të treguar fakte të reja tronditëse se si po përgatitet ky grusht shteti nga mazhoranca. Rinisja e 'luftës' mes presidentit dhe qeverisë, pas një 'pushimi' që u vendos nga tërmeti i 26 nëntorit, ka sjellë sërish sulmet e ashpra të Presidentit Meta ndaj mazhorancës, kur këtë herë tashmë e konsideron Presidencën si 'kështjellën' e mbrojtjes së Kushtetutës dhe se ai është i vetmi që garanton zbatimin e ligjit.

Blushi gjithashtu nuk kurseu as sulmet për mediat, ku sipas tij janë kapur nga Rilindja dhe nuk kursejnë akuzat, shpifjet dhe shkrimet që sipas tij janë të porositura nga mazhoranca. Këto sulme dhe ironi që u përcollën nga Blushi vijnë pas publikimit të një shkrimi të Shqiptarja.com ku në mënyrë ekskluzive sipas burimeve të saj theksoi se takimi i shkurtër mes Bashës dhe Metës në Presidencë ka qenë me tone të ashpra, ku presidenti i ka kërkuar opozitës që të sjellin në tubimin e 2 marsit 10 mijë njerëz.

"Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë. Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën! Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta! Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!

NUK KENI PARË GJË AKOMA! ME QETËSI DHE DREJTËSI!' shkruan Blushi

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?