Blushi i ofron Ballës 60 mijë
lekë në muaj për replikë me të

Blushi i ofron Ballës 60 mijë<br />lekë në muaj për replikë me të
Prej muajsh, pas çdo akuze të Ben Blushit ndaj qeverisë socialiste, në podiumin e parlamentit del Taulant Balla i cili replikon me të. Kështu ndodhi edhe ditën e djeshme, por debati solli një “ofertë të re”.

Blushi i premtoi Ballës, se 60 mijë lekëshin në muaj që më parë e pranonte si kuotizacion ndaj PS-së, tashmë do t’ia japë Taulant Ballës që të replikojë sa herë të Blushi flet. Sipas drejtuesit të LIBRA-s, ky duel mes tyre do të rriste simpatizantët e Blushit. Gjithçka nisi teksa deputeti Blushi sulmoi kryeministrin lidhur me deklaratat ndaj Donald Trump, duke thënë se askush nuk ka folur si Edi Rama kund presidentit të sapozgjedhur të SHBA.

“Megjithatë, ai jo vetëm zgjodhi, por bëri edhe më shumë se kaq dhe sigurisht edhe më shumë se ç’ju kërkua: ofendoi njërin nga kandidatët, duke e quajtur atë fatkeqësi për Amerikën. Sot ky njeri është President i Shteteve te Bashkuara. As vetë zonja Klinton nuk e ka quajtur zgjedhjen e Donald Trump një fatkeqësi. Këtë guxim e pati Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vendit më të varfër dhe më proamerikan në Evropë. Edi Rama pra nuk preferoi, por ofendoi. Nuk zgjodhi lavdinë e njërit, por hodhi balte mbi tjetrin. Sikur hileja të ishte një dekorate, me siguri Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë me dekoratat e fituara në karrierën e vet. Ato do të ishin me mijëra dhe kjo që mori në Amerikë do të ishte njëra nga më të shndritshmet në këtë galeri mashtrimi. Kam parë këto ditë deklaratat që kryetarë të tjerë shtetesh apo personalitete politike kanë bërë për presidentin e zgjedhur të Shteteve te Bashkuara. Askush nuk ka folur si Edi Rama”,-deklaroi Blushi. Pas fjalimit të Blushit reagoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha: “Zotëria parafolës edhe vetë ka qenë në një zgjedhje, që nëse ne do zgjidhnim do kishim zgjedhur zonjën Klinton për 1 mijë arsye”. Në replikë me Ballën, Blushi u shpreh: “Shumë njerëz më thonë pse si përgjigjesh këtij Taulantit. Kur ishim në PS paguanim 6 mijë lekë në muaj si kuotë anëtarësie, tani mund të paguaj Taulantin të flasë gjithmonë pas meje, është mënyra më e mirë që vërteton sa të drejtë kam. Mos përto çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë do ta jap ty çdo muaj.” Deputeti socialist u përgjigj me ironi: “E di sa gënjeshtar je, ke që në 2007-ën që se ke paguar kuotën e anëtarësisë. Është dashur të të përjashtojmë që në 2007-ën se nuk e ke paguar kuotën.” Blushi dhe anëtarja tjetër e partisë së tij, Mimoza Hafizi ulen tashmë në rreshtin e karrigeve të opozitës, zhvendosje kjo që ditën kur deklaruan largimin përfundimtar nga PS.

Blushi
“Kur ishim në PS paguanim 6 mijë lekë në muaj si kuotë anëtarësie, tani mund të paguaj Taulantin të flasë gjithmonë pas meje, është mënyra më e mirë që vërteton sa të drejtë kam”.

Balla
“E di sa gënjeshtar je, ke që në 2007-ën që se ke paguar kuotën e anëtarësisë. Është dashur të të përjashtojmë që në 2007-ën se nuk e ke paguar kuotën.”

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani