Blushi-Ramës: Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër përveç atij kombëtar! Kujt i more leje që mbylle çështjen me Obamën

Blushi-Ramës: Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër përveç atij kombëtar! Kujt i more leje që mbylle çështjen me Obamën

TIRANE- Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgjigjur, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se Meta ka puthur flamurin e SHBA në tubimin e 2 Marsit. Blushi thotë se Meta ngriti gjatë tubimit flamurin që sipas tij kishin sjellë me vete mbështetësit nga SHBA. Blushi i kërkon Ramës përgjigje për disa pyetje lidhur me foton për të cilën ai akuzon se ka paguar për të pozuar krah ish-presidentit amerikan Barack Obama. Pas përdorimit të flamurit amerikan në tubimin e 2 Marsit, reagoi edhe ambasdorja e SHBA e cila u distancua nga ky akt duke thënë se nuk ka lidhje me organizimin e presidentit.

Postimi i plote i Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar, flamurit më të bukur në botë.
Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.
Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.
Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:
1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?
2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?
3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?
4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?
5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?
6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?
Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taras: 06/03/2020 04:24

    O Tedi o Gay do ta dish ti se kujt i mori leje Edi Mamit Tat o felliqesire i blushajve Ngeli politika Presidentciale ta besh ti mer kalama Po ku do futesh mer debil kur Beslikja ti vihen Byzylyket e reja ne dore

    Përgjigju
  • Mondi: 05/03/2020 19:07

    Shkelqesi thjesht legen je zhduku nga jeta jone pleher

    Përgjigju
  • Daja: 05/03/2020 15:11

    Po ik ore djale i ri prototip i servilit ordiner,mbete pas potureve te Metes nje dordolec per te trembur laraskat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë