Blushi: Kandidatët e Tiranës i ka
propozuar një njeri, pa transparencë

Blushi: Kandidatët e Tiranës i ka<br />propozuar një njeri, pa transparencë
TIRANE - Kandidatët e Tiranës fatkeqësisht janë propozuar vetëm nga një i person dhe procesi duhet të kishte qenë më transparent.

Kështu ka thënë sot menjëherë pas mbledhjes së Grupit Socialist deputeti Ben Blushi.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se duhet të kishte më shumë transparencë në zgjedhjen e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu Blushi tha se tashmë është shumë vonë dhe emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore duhet të ishin publikuar tashmë.

Grupi i Partisë Socialiste është mbledhur sot në mesditë dhe mbledhja është drejtuar nga kreu i grupit Gramoz Ruçi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS