Blushi nxeh gjakrat, debatet
e plota me dyer të mbylluraVD/Prononcimi i Blushit e Ballës

Blushi nxeh gjakrat, debatet<br />e plota me dyer të mbylluraVD/Prononcimi i Blushit e Ballës
TIRANË - Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë më e tensionuar se ç’pritej. Shqiptarja.com zbardh debatin e plotë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Arta Dade dhe Mimoza Hafizi kishin kërkuar që të trajtohej shqetësimi i tyre mbi ngjarjen në Elbasan, ku u përfshi Ben Blushi. Gramoz Ruçi në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, ka propozuar që kjo çështje të shqyrtohet nga Asambleja, dhe jo nga grupi parlamentar. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputetet Dade e Hafizi, të cilat këmbëngulën se duhet të jetë grupi ai që të mbajë qëndrim mbi këtë çështje.

Arta Dade ka shprehur dhe një herë shqetësimin e saj se strukturat nuk funksionojnë, duke filluar që nga kryesia, teksa ka bërë përgjegjës për ngjarjen e Elbasanit, dhe Anastas Angjelin, Musa Ulqinin e Taulant Ballën që ishin prezentë. “Ky është një turp edhe për ata që nuk ndërhynë!” mësohet të ketë thënë Dade në mbledhje. Në vijim e ka marrë fjalën Ben Blushi, i cili i ka cilësuar zhvillimet në Elbasan si të inspiruara nga grupi parlamentar, duke e quajtur edhe atë të inkriminuar. “Ajo që ndodhi në Elbasan është frymëzuar nga këtu.

Ata 15 banditë që bërtisnin, se nuk ishin më shumë, ishin të urdhëruar ta bënin një gjë të tillë. Por unë i kam falur ata. Ka një frymë urrejtje. Unë kam ngritur zërin se ka elementë kriminalë kudo, edhe në këtë grup parlamentar”-ka thënë Blushi. Në këtë moment kryeministri Rama i ka kërkuar Blushit të japë emra e të mos flasë në ajër. Blushi ka refuzuar të përmendë emra, dhe në këtë moment Rama e ka cilësuar atë si shpifës. “Ti je një intrigant, gënjeshtar, vagabond e mashtrues. Ke dy vjet që shpif kundër partisë tënde,”-mësohet të ketë thënë Rama.

Teksa ishte duke replikuar me Ben Blushin, në pikën më të nxehtë të debatit, kryeministri Rama ka shtyrë gotën e ujit në drejtim të Ben Blushit. Ajo është rrëzuar dhe uji ka lagur tryezën. Në vijim të debatit, ka ndërhyrë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila e ka quajtur sulmin e Blushit ndaj qeverisë, të turpshëm. Ky i fundit i ka kujtuar asaj një bisedë të vitit 2013 mes të dyve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së