TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka replikuar në distancë pas kryeministrit Rama,  këtë radhë me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se “në PS nuk merren me publicistë”.

Pas daljes nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Ps deputeti Blushi tha se dhe vetë Ruçi ka pasur pakënaqësi në lidhje me kandidatët e përzgjedhur për zgjedhjet e 21 qershorit. 

Blushi nënvizoi sërish qëndrimin e tij se kandidatët janë përzgjedhur në mëyrë të njëanshme dhe se vetë Gramozi ka dijeni dhe është i pakënaqur me përzgjedhjen e kandidatëve, si dhe me ecurinë e qeverisjes

Di që edhe Ruçi ka pakënaqësi që s’ka zgjedhje .Edhe Ruçi është i pakënaqur si janë përzgjedhur kandidatët dhe si po ecën qeveria” - tha Blushi

Dje Ruçi nga  Nga Lushnja ku u prezantua kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për këtë bashki u ndal edhe tek kritikat e deputetit të PS, duke u shprehur se “nuk merret me publicist”

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)